Rizvanolli: Vitin e ardhshëm subvencionojmë izolimin e kulmeve dhe dyert e dritaret

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media u shpreh se vitin e ardhshëm do të subvencionojnë edhe izolimet e kulmeve dhe ndërrimin e dyerve e dritareve. Ajo u shpreh se plani është që gjatë vitit tjetër 30 milionë euro t’i investojnë në efiçencë të energjisë në programe të reja “Ne qysh nga […]
Ajo u shpreh se plani është që gjatë vitit tjetër 30 milionë euro t’i investojnë në efiçencë të energjisë në programe të reja
“Ne qysh nga viti në vijim do të fillojmë me skema më të mëdha të efiçencës së energjisë që përfshijnë termoizolime, izolime të kulmeve, ndërrim të dyerve dhe dritareve, por edhe pajisje eficente për ngrohje siç kemi bërë sivjet. Plani është që gjatë vitit tjetër 30 milionë euro së paku t’i investojmë në efiçencë të energjisë në programe të reja e kam fjalën, përveç programeve ekzistuese që janë dhjetëra miliona në programet e efiçencës në ndërtesa publike”, ka thënë Rizvanolli.
Tutje, Rizvanplli u shpreh se janë duke punuar në dizajnimin e kësaj mase.
“Ne si Ministri e Ekonomisë në bashkëpunim me Fondin e Efiçiencës, por edhe Agjensinë e Efiçiencës së Energjisë dhe me të gjithë partnerët e tjerë, por edhe Organizatat Ndërkombëtare që punojnë në Kosovë, jemi duke punuar në dizajnimin e kësaj mase”, u shpreh tutje ajo.
Ajo ka folur për subvencionimin e eficiencës së energjisë për qytetarët.
Ajo u shpreh se në thirrjen e dytë, pos kritereve që kanë qenë, ka edhe disa ndryshime.
“Jo të gjithë e kanë shfrytëzuar të drejtën, që do të thotë se kemi mundësi ta rihapim thirrjen dhe të përfitojnë edhe një numër më i madh sesa që kanë fituar deri më tani. Tani në thirrjen e dytë përveç kritereve që kanë qenë dhe kategorive që kanë qenë, janë edhe ndryshimet në vijim, në përputhje me kërkesat e qytetarëve. Sa i përketë qytetarët që janë në skemën sociale, është rritur subvencioni për inventer nga 40 për qind e vlerës me maksimum 400 euro, deri në 60 përqind të vlerës ose jo më shumë se 550 euro”.
Ajo u shpreh se janë në komunikim të vazhdueshëm me komunat dhe qendrat sociale.
“Për stufat individuale me biomasë dhe për klimat inventer, këtyre kategorive do të mundësohet që të aplikojnë dhe të subvencionohen me profaturë. Gjithashtu jemi në komunikim me komunat dhe qendrat sociale, në mënyrë që qendrat për punë sociale të shohin mundësitë për t’u ofruar mbështetje qytetarëve gjatë aplikimit në platformën e-Kosova. Për nënat vetushqyese kemi paraparë gjithashtu një subvencion më të lartë për stufat individuale me biomasë deri në 90 për qind e vlerës investive jo më shumë se 560 euro”, ka thënë Rizvanolli.












