Rasti në Pejë: Miqtë rrahën dhëndrin për dhunë ndaj motrës

Një rrahje në Pejë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në tek “Ura e Gurit” në Pejë, ku të përfshirë kanë qenë tre persona. Burime të KALLXO.com bëjnë me dije se bëhet fjalët për një rrahje, ku miqtë dyshohen kanë rrahur dhëndrin e tyre, pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë në familje. Deri më […]
Një rrahje në Pejë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në tek “Ura e Gurit” në Pejë, ku të përfshirë kanë qenë tre persona.
Burime të KALLXO.com bëjnë me dije se bëhet fjalët për një rrahje, ku miqtë dyshohen kanë rrahur dhëndrin e tyre, pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë në familje.
Deri më tani, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është në ndalim për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër vazhdon të jetë në kërkim për këtë rrahje.
Përderisa edhe personi që është rrahur sot mësohet se do të ndalohet për 48 orë.
Në anën tjetër, gruaja e dhëndrit që u rrah sot është dërguar për ekzaminim mjekësor.
Lajmin ka konfirmuar gjatë ditës edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se për rastin Policia është njoftuar në ora 16:10 dhe se të përfshirë në ngjarje kanë qenë tre persona.












