Ramadani për lajmin e rremë nga Tomë Gashi: ‘S’ia shkatërron karrierën, s’ia ka shkatërruar as shërbimi si gjykatës në regjimin e Milloshevicit’

Ramadani për lajmin e rremë nga Tomë Gashi: ‘S’ia shkatërron karrierën, s’ia ka shkatërruar as shërbimi si gjykatës në regjimin e Milloshevicit’

“Tomë Gashi s’ia ka shkatërruar karrieren vetes as kur ka shërbyer si gjykatës në regjimin e Sllobodan Millosheviçit”. Kështu shkroi sociologu Shkodran Ramadani, pasi avokati i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Tom Gashi, shpërndau një citat të rremë që i atribuohej ambasadorit amerikan në Prishtin, Jeff Hovenier. Ky postim i Gashit u bë brum për debat […]

Kështu shkroi sociologu Shkodran Ramadani, pasi avokati i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Tom Gashi, shpërndau një citat të rremë që i atribuohej ambasadorit amerikan në Prishtin, Jeff Hovenier.

Ky postim i Gashit u bë brum për debat të ashpër, për çka u tha edhe se “Tomë Gashi ia ka shkatërruar karrieren vetes duke shpërndarë një lajmë të rrejshëm”.

Në lidhje me këtë, reagimi i Ramadanit, thotë se një konstatim i tillë është gabim.

Reagimi i plotë i Shkodran Ramadanit:

Po thonë se “Tomë Gashi ia ka shkatërruar karrierën vetes duke e shpërndarë një lajm të rrejshëm”.

Sa konstatim i gabuar.

Kur atij nuk ia ka shkatërruar karrierën shërbimi i tij si gjykatës në regjimin e Millosheviqit, nuk besoj që një shpërndarje e një lajmi të rrejshëm e bën një gjë të tillë.

Fundja, Tomë Gashi është prej kohësh autor i disa prej skandaleve më të rënda në baza ditore, nga dhuna në familje, shkelmimi i lypsarëve dhe njerëzve në nevojë, e deri te gënjeshtrat më të pacipa në medie për të mbrojtur padronin e tij, Albin Kurtin.

Prandaj nuk pres që karriera e tij të merr fund. Së paku, jo në një shoqëri ku i fiton 51% të votave përmes rrenave dhe mashtrimeve.

Në rrethana të këtilla, shpërndarja e lajmeve të rrejshme dhe sulmet brutale mbi të vërtetën shpërblehen me pushtet dhe prestigj e nuk ndëshkohen me humbje të karrierës.

Jo në një shoqëri ku një dekadë je gjykatës i Millosheviqit, e dekadën tjetër këshilltar i Drejtorit Politik të UÇK-së.

Në një shoqëri të tillë rrena nuk është hendikep. Është përparësi.

E për këtë duhet të turpërohet secili prej atyre që e promovuan, por më së shumti Hashim Thaçi, që duke abuzuar me autoritetin e fituar në luftë dhe varësisht nga interesat momentale, arbitratrisht i dhanë vetes mandatin që të emërojnë këshilltarë si ky e të rehabilitojnë edhe fosilet më të zeza nga e kaluara e dhunshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?