Rama: LDK-ja dhe UÇK-ja, faktorë kryesorë që mundësuan ardhjen në këtë ditë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, derisa ka folur në mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë në Tiranë, ka përmendur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pa të cilat tha se nuk do të mund kuptohej ardhja deri në këtë ditë. “Dy emra do të sjellë në vëmendje […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, derisa ka folur në mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë në Tiranë, ka përmendur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pa të cilat tha se nuk do të mund kuptohej ardhja deri në këtë ditë.
“Dy emra do të sjellë në vëmendje këtu, pa të cilët nuk mund të kuptohet sot, as ardhja deri në këtë ditë dhe as vazhdimësia përtej kësaj dite; Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe të dyja këto natyrisht lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot, pasi u nda nga jeta para kohe por me mision të kryer, dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar sot në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht, në një mision që vazhdon”, është shprehur Rama.
Rama gjatë kësaj mbledhjeje shtoi se “njohja përfundimtare” e Kosovës do të vijë.
“Unë besoj se edhe njohja e saj përfundimtare do të vijë më herët sesa vonë dhe se Kosova nuk do të presë kaq sa ka pritur qysh se ka shpallur pavarësinë për t’u njohur përfundimisht, ndërkombëtarisht dhe për të qenë e pranishme në çdo instancë të gjithë organizimit të përgjithshëm të botës ku ne jetojmë”, tha Rama.












