Qindra qytetarë vizitojnë Kazermën “Adem Jashari” me rastin e “Ditës së Forcës”

Qindra qytetarë vizitojnë Kazermën “Adem Jashari” me rastin e “Ditës së Forcës”

Me rastin e “Ditës së Forcës”, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë organizuar sot “Ditën e hapur” në Kazermën “Adem Jashari”, në të cilën morën pjesë qindra qytetarë nga e gjithë Kosova. Qytetarët me këtë rast patën mundësi që të shohin nga afër kapacitetet ushtarake të FSK-së, të shoqëruara me […]

Me rastin e “Ditës së Forcës”, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë organizuar sot “Ditën e hapur” në Kazermën “Adem Jashari”, në të cilën morën pjesë qindra qytetarë nga e gjithë Kosova.

Qytetarët me këtë rast patën mundësi që të shohin nga afër kapacitetet ushtarake të FSK-së, të shoqëruara me aktivitete të tjera.

Enver Hykaj, qytetar i Kosovës shpreheti emocionuar teksa ka vizituar FSK-në.

“Unë vizitoj FSK-në për çdo herë, sepse unë jam shpirti i FSK-së.Gjithmonë duhet të falënderojmë dëshmorët e gjallë dhe dëshmorët e vdekur, heronjtë e Kosovës, luftëtarët e UÇK-së, komandantët dhe gjithë këta njerëz që kanë dhënë kontributin për këtë ditë, të kënaqemi me uniformën tonë të FSK-së…Unë kam ardhur për të gjithë këtu, për të gjithë që e kanë uniformën dhe e gëzojnë këtu. E dua aq shumë me shpirt këtë uniformë që e futi nën jastëk dhe fle me uniformë.Edhe unë kam qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tani kam kaluar në punë civile”, tha ai.

Ndërsa qytetari tjetër Jeton Kasolli thotë se duhet ende punë dhe mjete për ta forcuar Ushtrinë e Kosovës.

“Ne duhet të punojmë që të zgjerojmë këtë ushtri, ta forcojmë dhe gjithmonë me qenë në krahë të saj…Ende nuk i ka arritur kapacitetet e duhura, por duhet të bëjmë çmos të punojmë në atë drejtim që edhe pajisjet të shtohen, si dhe ushtria jonë është shumë me rëndësi për sigurinë e Kosovës, është një garanci e ushtrisë dhe e demokracisë në Kosovë, por natyrisht edhe me partnerët tonë ndërkombëtarë si një eksportues i sigurisë sidomos kur bëhet fjalë për mision jashtë shtetit…”, tha Kasolli.

Zahir Vitia, qytetar,tha se ka ardhur për t’i vizituar ushtarët e FSK-së, derisa shtoi se nevojiten më shumë investime në FSK.

“Kemi pritur ta shohim këtë ditë të ushtrisë tonë më 27 nëntor 2022…Është ndjenjë shumë e mirë, vetëm përpara!…Kam dëshirë të shoh helikopterë ushtarakë, tanke, por kur nuk ka buxhet qejfi është tjetër…Kam ardhur vetëm me dëshirë që ta shoh ushtrinë “, u shpreh ai.

Edhe qytetari tjetër Binak Morina shprehet i lumtur derisa po e viziton FSK-në.

“Ushtria e Kosovës ka nevojë edhe për përforcime në të gjitha aspektet, sepse edhe ne pastaj ndihemi më të sigurt si popull i Kosovës…Kjo e sotmja është manifestim krenarie, është çdo gjë që ka qejf çdo qytetar i Kosovës… Në këtë moment unë po ndihem krenar, kam edhe emocione”, tha Morina.

Blendi Zogaj, 14-vjeçar, ndryshe nga qytetarët tjerë, ka ardhur me një dhuratë me rastin e festës së 28 nëntorit. Zogaj ka sjellë një punim dore me flamur, të cilin ia dedikon atdheut dhe ushtarëve të Kosovës.

“Ky është projekti im që kam realizuar për 28 nëntorin, që është dhurate speciale për Kazermën e Ushtrisë, për FSK-në… Këtë projekt e kam bërë, sepse kam dashur të jap diçka të veçantë për atdheun tonë dhe kazermën e ushtrisë, për ushtarët që kanë derdhur gjak dhe kanë dhënë jetë për atdhe dhe liri”, tha ai.

Rreshteri i FSK-së, Mërgim Morina tha se kushdo që dëshiron të ndihmojë FSK-në është i mirëseardhur,derisa shtoi se vizitat e sotme të qytetarëve i kanë gëzuar jashtëzakonisht shumë.

“27 nëntori është i rëndësishme për FSK-në sepse është Dita e Forcës edhe të gjithë ushtarët dhe të gjithë pjesëtarët e UÇK-së që shërbejnë në këtë uniformë e festojnë me krenari këtë ditë… Janë të mirëseardhur secili për t’u anëtarësuar dhe kyçur në Forcën e Sigurisë së Kosovës, është i mirëseardhur dhe është produkt për ne…Entuziazmi dhe këto vizita të qytetarëve na gëzon edhe neve,na motivon të punojmë më shumë dhe më gjatë për këtë vend”, tha Morina.

Gjatë ditës kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë e ka vizituar edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani së bashku me përfaqësuesin e familjes Jashari, Rifat Jashari.

Ndryshe, në këtë ditë në të gjitha kazermat e FSK-së, para qytetarëve të pranishëm janë ekspozuar dhe demonstruar aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?