Qeveria e konfirmon: Kurti niset sot për Bruksel, nesër takohet me Vuçiqin

Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar takimin e nesërm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se Kurti do të udhëtojë sot për në Bruksel, derisa shtoi se takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit është konfirmuar për nesër. “Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet […]
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se Kurti do të udhëtojë sot për në Bruksel, derisa shtoi se takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit është konfirmuar për nesër.
“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuciq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, tha Kryeziu për media.
Se do të takohet me Kurtin, e ka konfirmuar edhe presidenti serb. Vuçiq për TV Prva tha se do të niset sonte vonë ose nesër herët në mëngjes.
“Bisedimet do të fillojnë në mëngjes në orën 8, që do të thotë se ne do të largohemi nga Beogradi në 4, ose 4:30, ose sonte vonë”, tha Vuçiq.
“Unë do të shkoj, jo pse mendoj se mund të bëjmë diçka, por mos t’ju dhënë arsye për të fajësuar Serbinë se nuk deshi të marrë pjesë”, shtoi ai.












