Protesta: Shtyllat para kryeministrisë të lyera me graso nga policia

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po mbahet një protestë e madhe e thirrur nga opozita e bashkuar. Për këtë policia duket se ka marrë masat për çdo skenar të mundshëm. Siç shihet edhe në foto, një nga shtyllat ku ndodhet një kamerë sigurie është lyer me graso në mënyrë të tillë, që protestuesit mos të […]
Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po mbahet një protestë e madhe e thirrur nga opozita e bashkuar. Për këtë policia duket se ka marrë masat për çdo skenar të mundshëm.
Siç shihet edhe në foto, një nga shtyllat ku ndodhet një kamerë sigurie është lyer me graso në mënyrë të tillë, që protestuesit mos të kenë mundësi të ngjiten dhe të dëmtojnë atë.
Mijëra njerëz janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta ishte planifikuar të niste në orën 16:00, por fjalimet filluan rreth 45 minuta me vonesë.
Protesta duket se i ngjan asaj të 7 korrikut, me masën e njerëzve që fillon tek Sheshi Skëndërbej e mbaron tek kryeministria.
Sali Berisha dhe Ilir Meta janë takuar të dy vetëm para pak çastesh para podiumit të ngritur për protestën e sotme.












