Prokurori: I dyshuari ishte denoncuar disa herë për dhunë në familje, mbi viktimën u shkrepën tre plumba

Prokurori i rastit, Ilaz Beqiri ka thënë se ndaj Sokol Halilit ka disa raste të paraqitura në organet e hetuesisë për dhunë në familje. “Ka pasur të raportuara disa raste të dhunës në familje, por detajet ende nuk i di”, ka theksuar Beqiri. Tutje, prokurori shtoi se në vendin e ngjarjes kanë gjetur tri gëzhoja […]
“Ka pasur të raportuara disa raste të dhunës në familje, por detajet ende nuk i di”, ka theksuar Beqiri.
Tutje, prokurori shtoi se në vendin e ngjarjes kanë gjetur tri gëzhoja të plumbave, që supozohet se shtatzëna është qëlluar tre herë.
Ai ka theksuar për Insajderin se i dyshuari është në kërkim dhe se për të është lëshuar urdhërarrest.
Shtatzëna 35-vjeçare dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka qenë në proces të ndarjes.
Ajo është qëlluar para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë, të mërkurën në mbrëmje.












