Projekt-kodi civil “mollë sherri” në VV: Shkarkohet nga dega Visar Korencia

Shkarkimet në Lëvizjen Vetëvendosje nuk kanë të ndalur. Projekt-kodit civil, që u shfrytëzua si pretekst për “spastrime” në zgjedhjet e brendshme të LV-së, ia ka parë sherrin edhe deputeti i kësaj partie, Visar Korenica. Në mbledhjen e djeshme, Korenica është shkarkuar nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec. Një vendim të tillë, […]

Një vendim të tillë, e ka konfirmuar vetë z.Korenica për gazetën Nacionale. Deputeti Korenica e pohoi se ai është shkarkuar nga pozita e koordinatorit për shkak të qëndrimit të tij kundër bashkëjetesës së seksit të njëjtë.

Po, është e vërtetë. Jam shkarkuar për shkak të qëndrimit tim për projekt-kodin civil.”, ishte përgjigja e shkurtër e Korenicës për Nacionalen.

Fati i shkarkimit iu shkrua z.Korenicës në një mbledhje të mbajtur dje në Rahovec. Një përfaqësues, politikisht i fuqishëm në LVV, erdhi për vizitë në qytetin e rrushit. Valon Hoti, koordinator i Qendrave në LVV, “zbarkoi” në Rahovec, duke inicuar shkarkimin e Korenicës dhe duke vendosur një grup tjetër punues, që do të udhëheq degën e LVV-së në këtë qytet drejt zgjedhjeve të brendshme.

Në këtë takim, u vendos që Ali Dula, aktivist i VV-së, të zëendesojë deputetin Korenica, që ishte dikur edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Rahovecit.

Dy fotografi me një mbishkrim të shkurtër dolën nga takimi i mbrëmshë. Ish-deputetja Albana Fetoshi postoi fotografitë, e ku shihet në qendër i deleguari i Qendrës, koordinatori Hoti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?