Presioni politikë rrezikon progresin e lirisë së mediave në Kosovë

Presioni politikë rrezikon progresin e lirisë së mediave në Kosovë

Qeveria Kurti po vazhdon të kritikohet për presion ndaj gazetarëve më Kosovë, shkruan Periskopi. Kështu po thotë një raport i publikuar nga Qendra Evropiane për Lirinë e Mediave. “Përfaqësuesit e medias vunë në dukje si një shqetësim të veçantë se retorika përçarëse dhe fushatat shpifëse të drejtuara ndaj gazetarëve nga disa politikanë dhe zyrtarë publikë, […]

Qeveria Kurti po vazhdon të kritikohet për presion ndaj gazetarëve më Kosovë, shkruan Periskopi.

Kështu po thotë një raport i publikuar nga Qendra Evropiane për Lirinë e Mediave.

“Përfaqësuesit e medias vunë në dukje si një shqetësim të veçantë se retorika përçarëse dhe fushatat shpifëse të drejtuara ndaj gazetarëve nga disa politikanë dhe zyrtarë publikë, përfshirë nga partia qeverisëse, po krijon një klimë në rritje armiqësie kundër medias.  Ata thanë se këto sulme verbale dhe përpjekje nga figurat politike për të përçarë komunitetin gazetaresk, ose për të portretizuar media të caktuara si aktorë politikë, mund të çojnë në kërcënime, ngacmime në internet dhe dhunë fizike” thuhet ndër të tjera në raport.

Tutje përmenden edhe sulmet ndaj gazetarëve, derisa gjyqësori kritikohet për mungesë të ndjekjeve penale.

“Pavarësisht progresit të rëndësishëm në këto fusha, siguria e gazetarëve dhe mosndëshkimi për krimet kundër gazetarëve vazhdojnë të paraqesin sfida për peizazhin e përgjithshëm të lirisë së medias.  Përderisa sulmet fizike mbeten të rralla, kërcënimet serioze janë dokumentuar vitin e fundit nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.  Procesi gjyqësor në çështjet penale dhe civile mbetet i ngadaltë dhe gazetarët shprehën shqetësimin për mungesën e ndjekjeve penale”, thuhet në raport.

Raportin e plotë e gjeni duke klikuar këtu: RAPORTI

Kujtojmë se Qeveria aktuale ishte kritikuar edhe në raport të DASH-it.

Raporti i publikuar  theksonte se gazetarët në Kosovë u kërcënuan për publikimin e artikujve që kritikonin punën e Qeverisë, partive politike apo zyrtarëve të veçantë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?