Pozita e AKK’së, kundër-kandidati për Kelmendin e VV’së: Një ekonomiste s’mund ta marrë këtë post

Suad Çmega, kandidati me më së shumti pikë nga vlerësimi i testit me shkrim dhe atij verbal për pozitën e drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, në një deklaratë për Periskopin ka treguar se do i shkojë deri në fund garës dhe se nuk i sheh rrezik dy kundër-kandidatët tjerë, të cilët në fakt […]
Çmega është deklaruar se e konsideron veten si më profesionist për këtë pozitë.
I pyetur nëse ndjehet i rrezikuar nga dy kundërkandidatët që i përkasin partisë në pushtet, ai thotë:
‘’ Unë absolustisht nuk ndihem i rrezikuar nga dy kandidatët tjerë sepse mendoj që për këtë pozitë jam më i miri.’’
Tutje ai vlerëson se Nora Kelmendi, si ekonomiste nuk do të duhej të merrte një pozitë të tillë.
‘’Për me u marrë me tema të gjeodezisë, e logjikshme është me qenë gjeodez sepse ashtu i njeh këto probleme. Sa i përket që Nora Kelmendi është ekonomiste, është problem i saj por kjo po i bie si unë me pasë konkurru në ndonjë pozitë të financave. E çka di unë për financa, nuk di asgjë apo pak thjeshtë. Kushdoqoftë të jetë kryeshef, e udhës është të ishte gjeodez. Nëse me të vërtetë do shteti me i zgjidhë problemet e gjeodezisë, duhet me marrë një gjeodez, qoftë unë apo dikush tjetër.’’, shton Çmega për Periskopin.
Nga aludimet nëse do tërhiqej nga gara për t’ia lëshuar pozitën Kelmendit, për ndonjë interes të caktuar, duke qenë se është pronar i kompanisë Gjeo-projekt, ai thotë:
‘’Unë do t’i shkoj garës deri në fund, por e përsërisë që edhe Nora është e nevojshme sepse ka përvojë nëpër drejtori, edhe me u zgjedh unë kryeshef, më duhet edhe bashkëpunimi i saj i mëtejmë.’’, shtoi Çmega./PERISKOPI/












