Policia refuzon kërkesën e PD për protestën

Policia refuzon kërkesën e PD për protestën

Policia e Shqipërisë nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për protestën e paralajmëruar më 6 Dhjetor, datë kur do të zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Në një letër dërguar Partisë Demokratike nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, thuhet se zhvillimi i tubimit brenda perimetrit të sigurisë pengon zhvillimin normal të samitit […]

Në një letër dërguar Partisë Demokratike nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, thuhet se zhvillimi i tubimit brenda perimetrit të sigurisë pengon zhvillimin normal të samitit dhe përbën rrezik real për sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike.

Prandaj për këtë arsye, Panganika thotë se ka vendosur “të ndalojë zhvillimin e tubimit të kërkuar në datën 06.12.2022 ora 12:00 deri në orën 16:00 në vendin e përcaktuar në kërkesë”.

Ndër të tjera, Panganika thotë se Policia e Tiranës mbetet e angazhuar për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubime paqësore dhe mirëpret çdo njoftim të PD “për zhvillimin e tubimit në një vend alternativ, jashtë perimetrit të sigurisë”.

Pas kësaj ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

“Protesta është e drejtë demokratike e fituar që në Dhjetor të ’90. Askush nuk mund të ndalë të drejtën për të protestuar. Askujt në Shqipëri ne nuk i marrim leje për të protestuar. Në bazë të ligjit njoftojmë, kaq është detyrimi ligjor”, është shprehur ai për Klan News.

Ndërkohë në letrën drejtuar PD-së, Drejtori i Policisë së Tiranës, sqaron edhe perimetrin e sigurisë, që sipas tij është vendosur në konsultim me strukturat e sigurisë së delegacioneve pjesëmarrëse në këtë samit.

Më 6 Dhjetor në Tiranë do të zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në kryeqytetin e Shqipërisë pritet që të mbërrijnë të gjithë liderët e vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, kreu i PD, Sali Berisha është shprehur se në protestën e 6 Dhjetorit do të zhvillohet një protestë civile që “do ju tregojë liderëve të BE-së, sa proeuropianë janë opozitarët shqiptarë”./tvklan

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?