Policia nis hetimet për grafitet në Mitrovicën e Veriut

Policia nis hetimet për grafitet në Mitrovicën e Veriut

Në rrugë dhe objekte të ndryshme në Mitrovicën e Veriut, të dielën, janë shfaqur grafite në gjuhën serbe, nëpërmjet të cilave bëhet thirrje për rezistencë nga 21 nëntori, datë kur Qeveria e Kosovës ka paraparë që të nisë gjobitjen e pronarëve të automjeteve me targat ilegale. “Që nga 21 nëntori është detyrë e të gjithëve […]

Në rrugë dhe objekte të ndryshme në Mitrovicën e Veriut, të dielën, janë shfaqur grafite në gjuhën serbe, nëpërmjet të cilave bëhet thirrje për rezistencë nga 21 nëntori, datë kur Qeveria e Kosovës ka paraparë që të nisë gjobitjen e pronarëve të automjeteve me targat ilegale.

“Që nga 21 nëntori është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap! Brigada Veri”, thuhet në grafitet që janë shfaqur në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut.

Grafite të tilla nga e ashtuquajtura ‘Brigada Veri’ janë shfaqur edhe më herët.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar për RTK-në se i ka nisur hetimet në lidhje me shfaqjen e këtyre grafiteve.

“Me datë 13.11.2022 gjatë natës, në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri, janë hasur disa grafite me mbishkrime të ndryshme në gjuhën serbe. Policia e Kosovës, me njësitet e saj ka ndërmarr veprimet e nevojshme policore, për hetim dhe procedim të mëtejmë, lidhur me grafitet e shkruara në disa mure dhe rrugë”, ka theksuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Tensioni i situatës në veri erdhi si pasojë e dorëheqjes së Listës Serbe nga institucionet e vendit, gjë e cila u pasua edhe nga serbët pjesëtarë të policisë, doganave dhe gjyqësorit. Dorëheqjet e tyre, ata, i arsyetuan me vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila nga 1 nëntori ka nisur zbatimin e planit të saj prej tri fazash për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?