Policia e Kosovës, e vetmja në rajon pa sigurime shëndetësore

Policia e Kosovës, e vetmja në rajon pa sigurime shëndetësore

Mungesa e sigurimeve shëndetësore vazhdon të jetë një prej problemeve më të mëdha për Policinë e Kosovës, e cila aktualisht është policia e vetme në rajon pa asnjë lloj sigurimi. Aktualisht Sindikata e Policisë po kërkon një sigurim alternativ shëndetësor. Sindikata e Policisë po vazhdon të luftojë për të siguruar sigurim shëndetësor për uniformat blu, […]

Sindikata e Policisë po vazhdon të luftojë për të siguruar sigurim shëndetësor për uniformat blu, duke thënë se pa këtë sigurim, do të jetë e vështirë të ndërtohet një sistem efikas policor.

Kreu i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, thotë se sigurimi është nevojë jetike, megjithatë edhe Ligji për Policinë  do të plotësohet dhe ndryshohet, praktikisht nuk do të ketë mundësi implementimi për tri ose pesë vitet e ardhshëm.

“ Ne kemi analizuar duke llogaritur të gjitha procedurat. Qe ky ligj edhe nëse draftohet, nuk ka gjasa që të bëhet para tre ose pesë viteve”, deklaroi  ai.

Në përpjekje për të shtyrë përpara çështjen e sigurimit shëndetësor, Sindikata e Policisë ka biseduar me Byronë Kosovare të Sigurimeve për koston financiare të sigurimit shëndetësor dhe jetësor për punonjësit e policisë.

Zeqiri thotë se ata kanë marrë një lloj udhëzim nga Byroja e Sigurimeve për mënyrën e një sigurimi alternativ.

“ Për sigurim alternativ të bëjmë një marrëveshje me një kompani private të sigurimeve. Kërkesa që kemi adresuar edhe te ministri dhe të Qeveria është që të sigurohen rreth 5 milionë euro për sigurimin shëndetësor për të gjithë pjesëtarët e PK dhe stafit civil”, deklaron Zeqiri.

Në rastet e problemeve të ndryshme shëndetësore, policët paguajnë vetë shpenzimet shëndetësore, kurse në rastet e lëndimeve gjatë detyrës, ata paguhen nga një fond i brendshëm i Policisë.

Deputeti Ferat Shala thotë se për Policinë e Kosovës do të duhej të kishte ligj të veçantë që rregullon sigurimin e tyre.

“Ne jemi vonuar dhe po vonohemi ende për shkak të neglizhencës së Qeverisë dhe mos gatishmërisë për të filluar këtë proces ku dhe në projektbuxhetin e viti nuk e shohim një gjë të tillë që kanë planifikuar institucionet e vendi”, konsideron Shala.

Deri me tani në krye të detyrës kanë humbur jetën 22 zyrtarë policorë dhe janë lënduar 359 të tjerë. Ndërsa aktualisht 259 zyrtarë policorë kanë probleme serioze shëndetësore./RTK/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?