Policët e Kosovës me çizme të grisura, po detyrohen t’i çojnë te këpucëtari (Dok)

Policët e Kosovës me çizme të grisura, po detyrohen t’i çojnë te këpucëtari (Dok)

Pjesëtarët e policisë së Kosovës, më të cilët mburremi më së shumti, nuk po trajtohen edhe aq mirë nga shteti. Ata po përballen me mungesa elementare. Nuk e kanë të kompletuar si duhet uniformën, e po funksionojnë edhe me mbathje të grisura. Shkak procedurat e prokurimit, përmes së cilave mund të blehen ato të rejat… […]

Çizmet e shumë prej tyre janë dëmtuar, e të reja nuk ka. Këmba ‘e rëndë’ e Njësisë Speciale dhe zyrtarëve më të thjeshtë policor ka mbetur në mëshirën e procedurave të prokurimit dhe vullnetin e zyrtarëve të prokurimit për të proceduar sipas Ligjit.

Pjesëtarët policor po detyrohen që të dërgojnë te këpucëtari çizmet e dimrit, jo se ato nuk i rezistuan kohës për shkak të kualitetit të dobët, por se nuk i kanë ndërruar tash e disa vite. Siç ka mësuar Periskopi, nuk ka zyrtarë policor që nuk i ka dërguar të mbathurat te mjeshtri i këpucëve në dy vitet e fundit.

E ironikja e krejt kësaj është se në Kosovë ka kompani që prodhon këso çizmesh, por polica s’po mund të furnizohet me to.

Mjaftoni t’u hidhet një sy në drejtim të këmbëve zyrtarëve policorë kur ata janë në detyrë, dhe vërehet se shumë nga prej tyre kanë çizmet ndryshe-ndryshe. Bile mjafton që të shikohet një nga fotografitë e fundit të publikuara nga  ministri, Xhelal Sveçla, ku është shfaqur në prani të zyrtarëve policor dhe aty shihet qartë se si njëri nga zyrtarët policor nuk ka fare çizme. Ai është shfaqur në të mbathura verore.

Çka po e ndalon policinë që të pajisë me të mbathura dimërore pjesëtarët e saj

Njësia kërkuese e Policisë ka bërë kërkesa në zyrën e prokurimit që në vitin 2020  për furnizim me çizme, ndërsa prokurimi i policisë ka hapur ofertë nëpërmjet prokurimit në qershor të vitit 2021, por nuk ka arritur të zgjedhë një fitues, ngase e ka shkelur ligjin gjatë procedimit.

Zyra e prokurimit të policisë së Kosovës u vonua në procedurat tenderuese për blerjen e këtyre këpucëve, duke hapur tender më 15 qershor 2021. Për më keq, gjatë hartimit të dosjes së tenderit, zyrtarët e prokurimit vendosën kritere në kundërshtim me ligjin për furnizim me këpucë.

Pesë herë është korrigjuar dosja e tenderit deri më tash, nga ana e prokurimit të policisë, ngase kompanitë që kishin shfaqur nevojën për të konkurruar konsideronin se po vendoseshin kritere në kundërshtim me Ligjin.

Në këtë ofertë të hapur publike që peshon 759, 9000.00 euro, u planifikua të blihen 3360 palë çizme standarde policore dhe 1235 çizme taktike për DNjS dhe Policinë Kufitare.

Periskopi ka gjetur se, në korrik të vitit 2021, lidhur me kriteret e vendosura në dosjen e tenderit, është ankuar një kompani duke konsideruar që janë bërë shumë shkelje gjatë hartimit të specifikave teknike. Këtë ankesë prokurimi i policisë e hodhi poshtë, ndërsa më pas kompania u ankua në Organin Shqyrtues Prokurimit.

Pasi ankesa e kompanisë ka shkuar në OSHP, ky institucion e ka autorizuar ekspertin e vetë shqyrtues që të shoshisë pretendimet.

Ekspertja shqyrtuese e OSHP-së, Blerina Huruglica ka hartuar raportin e ekspertizës ku ka aprovuar shumicën e pikave të ankesës së kompanisë. Ajo ka gjetur shkelje të dispozitave të prokurimit gjatë hartimit të dosjes së tenderit, andaj e ka rekomanduar që të modifikohet Dosja e Tenderit dhe të zgjatet afati për dorëzimin e ofertave.

Nga tetë pika të ankesës, ekspertja ka gjetur se gjashtë prej tyre qëndrojnë. Pasi është dhënë përgjigje në secilin pikë të ankesës, ekspertja ka shkruar se: “Siç sqaruam edhe pretendimet e OE ankues, AK në këtë aktivitet të prokurimit “Furnizim me çizme” përsërisë është në fazën e katërt -Përgatitja e dosjes se tenderit, konsideroj se dosja e tenderit duhet të përmirësohet konfrom dizpozitave ligjore. Në dosjen e tenderit AK do të deklaron të gjitha informatat relevante për kontratën në fjalë që OE-të të interesuara duhet të dinë për përgatitjen e tenderëve pa kërkuar informata shtesë. Informata të tilla do të përfshinë të gjitha specifikimet teknike, kërkesat, kriteret, afatet kohore, metodologjitë, kushtet e kontratës, vizitat në lokacion ose takime para-tenderuese etj. Të lidhura me procedurat e dhënies së kontratës. Çdo fjali në dosjen e tenderit do të përpilohet mirë, pasi që dosja e tenderit është materiali themelor, në bazë të cilit operatorët ekonomik do të krijojnë tenderët e tyre. Dosja e tenderit do të përgatitet në atë mënyrë të tillë, që -si rregull parimor të mos ketë nevojë për informata sqaruese shtesë. Veçanërisht, autoriteti kontraktues duhet të ketë parasysh, kur përgatitet dosja e tenderit, që mos te ketë nevojë për sqarim shtesë. Veçanërisht, autoriteti kontraktues duhet të ketë parasysh, kur përgatitet dosja e tenderit, që mos të ketë komunikime, diskutime ose negocime në mes të autoritetit dhe tenderuesve…”

Pastaj, prokurimi policisë vendosi që të korrigjojë dosjen e tenderit përsëri, por pati ankesa në OSHP duke u konsideruar se dosja nuk është korrigjuar sipas legjislacionit në fuqi, pasi konsiderohej se ende kishte kritere diskriminuese.

Vendimi i fundit i prokurimit të policisë është se “anulohet ky aktivitet i prokurimit pasi nuk ka asnjë ofertë të përgjegjshme”. Por, kjo nuk do të përfundojë më kaq, ngase kompanitë do të ankohen përsëri tek Autoriteti kontraktues me bindjen se i kanë plotësuar kriteret e caktuara dhe nëse u hidhen poshtë ankesat do të drejtohen në OSHP. Kësisoj, procesi do të zvarritet edhe të paktën disa javë.

Ditë më parë, Periskopi ka raportuar se zyrtarët policor nuk kanë as elementet primare të mbrojtës ndaj rrezikut jelekë antiplumb. /PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?