“Po ngacmohet psikologjikisht nga komandanti i stacionit”, IPK thotë se nuk janë gjetur elemente të veprës penale

Deputetja Duda Balje sot në një postim në Facebook ka thënë se policja Milhata Qela është duke u ngacmuar psikologjikisht nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës, Bratislav Trajkoviq. Ajo tha se ky rast është raportuar në Inspektoratin Policor të Kosovës, mirëpo “asgjë nuk ka ndryshuar sepse ajo as nuk ka marrë përgjigje”. “Kërkoj nga […]

Ajo tha se ky rast është raportuar në Inspektoratin Policor të Kosovës, mirëpo “asgjë nuk ka ndryshuar sepse ajo as nuk ka marrë përgjigje”.

“Kërkoj nga institucionet kompetente, policia dhe IPK-ja, si dhe ministria që të bëjnë përpjekje për ta hetuar këtë rast dhe për të mos lejuar që të ndodhin raste të tilla”, ka shkruar Balje.

Lidhur me këtë nga IPK kanë thënë se nuk kanë gjetur elemente të veprës penale.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve lidhur me rastin në fjalë është njoftuar përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 0803333)  dhe bazuar në informacionet e pranuara ka filluar të ndërmerr veprime hetimore lidhur me pretendimet e ankueses.

Veprimet hetimore përveç tjerash kanë përfshirë deklaratën nga ankuesja si dhe raporte të ndryshme nga zyrtarët policorë që janë konsideruar dëshmitarë në këtë rast.

Pas zhvillimit të hetimit preliminar, lidhur me të gjeturat IPK është konsultuar me prokurorinë kompetente dhe pasi që nuk janë gjetur elemente të veprës penale rasti është proceduar në Policinë e Kosovës më saktësisht në Drejtorinë për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluarës, për hetime të mëtutjeshme administrative – disiplinore”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Periskopin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?