Plagoset më armë një person në Kamenicë, arrestohen nëntë të dyshuar

Një person është plagosur me armë zjarri dje rreth orës 03:23 në Breznicë të Kamenicës. Sipas Policisë, viktima është dërguar nga një familjar në spitalin Rajonal të Gjilanit. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar nëntë persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident. “Viktima është trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të […]
Sipas Policisë, viktima është dërguar nga një familjar në spitalin Rajonal të Gjilanit.
Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar nëntë persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident.
“Viktima është trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestarë është jashtë rrezikut për jetë”- thuhet tutje në raportin e Policisë.
Njësiti Rajonal i Hetimeve në koordinim të plotë me Prokurorin e Shteti janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur rasti. /Periskopi/












