Pjesëmarrje masive në protestën opozitare në Tiranë

Mijëra njerëz janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta ishte planifikuar të niste në orën 16:00, por fjalimet filluan rreth 45 minuta me vonesë. Protesta duket se i ngjan asaj të 7 korrikut, me masën e njerëzve që fillon tek Sheshi Skëndërbej e mbaron tek kryeministria. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë takuar të […]
Protesta duket se i ngjan asaj të 7 korrikut, me masën e njerëzve që fillon tek Sheshi Skëndërbej e mbaron tek kryeministria.
Sali Berisha dhe Ilir Meta janë takuar të dy vetëm para pak çastesh para podiumit të ngritur për protestën e sotme.
Ata të dy u nisën nga selitë e partive respektive në pakashumë të njëjtën kohë, të shoqëruar nga deputetë e simpatizantë. Berisha nuk foli për mediat në dalje të selisë, ndryshe nga herët e tjera. Meta foli shkurt për mediat. Sipas kreut të Partisë së Lirisë kjo do të jetë një “pranverë demokratike”. Ai theksoi se nuk priten probleme me mbarëvajtjen e protestës./Lapsi.al/
