Petkoviq i kënaqur që komuniteti ndërkombëtar bëri presion mbi Prishtinën

Petkoviq i kënaqur që komuniteti ndërkombëtar bëri presion mbi Prishtinën

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, vlerësoi se është e rëndësishme dhe domethënëse që bashkësia ndërkombëtare e ka kuptuar thirrjen dhe kërkesën e presidentit Aleksandar Vuçiq që Perëndimi të ushtrojë presionin e nevojshëm ndaj Prishtinës, me qëllim që të “ndalohen vendimet e çmendura të Albin Kurtit”. “Kemi pasur […]

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, vlerësoi se është e rëndësishme dhe domethënëse që bashkësia ndërkombëtare e ka kuptuar thirrjen dhe kërkesën e presidentit Aleksandar Vuçiq që Perëndimi të ushtrojë presionin e nevojshëm ndaj Prishtinës, me qëllim që të “ndalohen vendimet e çmendura të Albin Kurtit”.

“Kemi pasur një ditë shumë të gjatë dhe të vështirë, por do të thosha edhe një natë të gjatë, sepse Kurti nuk dëshiron të negociojë, nuk është i interesuar të ruaj normalizimin e marrëdhënieve. Serbia ishte e vendosur të luftonte fort për ta ruajtur paqen dhe Vuçiqi ishte gati për kompromis. Ne nuk arritëm marrëveshje sepse Kurti gjatë gjithë kohës ka insistuar se i intereson vetëm ‘normalizimi i plotë i marrëdhënieve, që ka në qendër të marrëveshjes njohjen reciproke’”, tha Petkoviq dhe theksoi se një gjë e tillë nuk ekziston në dialog, shkruan N1info, transmeton Klan Kosova.

Petkoviq ka përsëritur se Vuçiq ka pranuar disa propozime dhe ka thënë se është i gatshëm të diskutojë gjithçka, propozimin franko-gjerman, por se vija e kuqe që nuk pranohet është që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së.

Sipas fjalëve të tij, presidenti serb urdhëroi gjithashtu që të mos respektohen marrëveshjet e nënshkruara nga Beogradi, Prishtina dhe BE-ja dhe të arrihen marrëveshje të reja.

“Vuçiq u kërkoi serbëve nga Kosova që ta ruajnë paqen, të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre që të mos jenë pala që do të fajësohet për trazira apo konflikte, apo t’i japin Kurtit arsye për të sulmuar popullin serb”, tha Petkoviq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?