‘Përplasen’ Von Cramon dhe Brnabiq, ja çka i thanë njëra tjetrës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe kryeminsitrja serbe, Ana Brnabiç, kanë replikuar në rrjetin social Twitter, për Vuçiçin. Von Cramon, të martën ka komentuar fotografinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiç i cili u vesh si çeçen. Kështu ajo ka bërë krahasimin se ku ishte Serbia pak vite më parë dhe ku […]
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe kryeminsitrja serbe, Ana Brnabiç, kanë replikuar në rrjetin social Twitter, për Vuçiçin.
Von Cramon, të martën ka komentuar fotografinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiç i cili u vesh si çeçen.
Kështu ajo ka bërë krahasimin se ku ishte Serbia pak vite më parë dhe ku është tani, duke shpërndarë një fotografi të Vuçiçit me ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe fotografinë tjetër të tij me këshilltarin e udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov.
“Disa këshilla miqësore për Viola von Cramon – merrni një këshilltar për humorin. Ju duhet një”, shkroi Brnabiç.
Pas kësaj, Cramon i replikon Brnabiçit duke ironizuar me raportet “për zbatimin e standardeve të shtetit ligjor”, që Serbia nuk i respekton.
“Shohim që keni shumë këshilltarë humori kur përgatitni raporte për zbatimin e standardeve të shtetit ligjor dhe të të drejtave të njeriut”, thotë Cramon.

Këshilltari i Kadyrovit, Turko Daudov, “përcolli përshëndetjet nga Çeçenia për Presidentin e Serbisë dhe përmes tij, për mbarë popullin serb”.
Kurse presidenti serb, Vuçiç shfrytëzoi rastin “për të falënderuar popullin rus që është një komb vëlla” për serbët.
“Prandaj, marrëdhëniet ruso-serbe nuk mund të shkatërrohen nën asnjë presion”, ka thënë Vuçiç.












