‘Përpjekje për të zbutur situatën e tensionuar’: Borrell takon nesër ndaras Kurtin dhe Vuçiqin

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, do t’i takojë ndaras nesër në Paris, kryeministrin e vendit Albin Kurti por dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. ”Në përpjekje për të deeskaluar dhe zbutur situatën e tensionuar kohëve të fundit, e për të avancuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Josep Borrell do të takohet në […]
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, do t’i takojë ndaras nesër në Paris, kryeministrin e vendit Albin Kurti por dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
”Në përpjekje për të deeskaluar dhe zbutur situatën e tensionuar kohëve të fundit, e për të avancuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Josep Borrell do të takohet në takime të ndara me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiq nesër në Paris”, konfirmon zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të enjten në Paris mund të ketë një takim trepalësh me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kështu ka shkruar ai në Facebook mbrëmjen e 9 nëntorit, ku ka njoftuar se do të udhëtojë për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
“ Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trelateral me presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Unë me vete do të kem ekipin tim prej gjashtë anëtarësh nga kryeministria”, ka shkruar ai.
Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se është i interesuar për marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër.
“I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne”, ka shkruar ai.












