Periskopi sjell rrëfimin nga Vitia rreth të miturës që mbeti shtatzënë: I dyshuari për dhunim e babai në burg

Periskopi sjell rrëfimin nga Vitia rreth të miturës që mbeti shtatzënë: I dyshuari për dhunim e babai në burg

Burri me inicialet A.F nga komuna e Vitisë, vendosi që drejtësinë për vajzën e tij 16 vjeçare ta zgjidhë vet, duke mos i besuar rendit dhe Ligjit. Ai i kërkoi dëmshpërblim prej 100 mijë euro një  67 vjeçarit me inicialet O.B, me dyshimin se ia dhunoi vajzën e mitur, e cila përfundoi shtatzënë. Ekipi i […]

Ekipi i Periskopit, shkoi në fshatin Smirë të Vitisë për të biseduar me babain e vajzës për të kuptuar më shumë rreth kësaj ngjarje, por diçka e tillë ishte e pamundur pasi ai tashmë ka përfunduar në prangat e policisë.

Njëra anëtare e kësaj familjeje tha për Periskopin se edhe babai i vajzës edhe personi që po akuzohet për dhunim tashmë janë në burg. Ajo hezitoi të jepte informacione më shumë duke thënë se viktima 16 vjeçare është në gjendje të rëndë psikologjike dhe se ka disa muaj që ka lindur fëmijën.

“Babai i vajzës është në paraburgim bashkë me atë personin tjetër që është i përfshirë. Rasti është  zbuluar rastësisht. Vajza ka disa muaj që ka lindur fëmijën. Policia është duke e hetuar rastin. 16 vjeçarja është në gjendje të rëndë psikologjike.”, tha anëtarja e  kësaj familje, duke dashur të mos i zbulohet emri.

Lidhur me rastin, Periskopi ka kontaktuar  Policinë Rajonale të Gjilanit. Zëdhënësi Ismet Hashani na tha se s’mund të lëshohet në detaje, përpos që ta konfirmojë atë.

“Vetëm mundem me e konfirmu rastin por detaje tjera s’mundem me dhanë pasi që bëhet fjalë për të mitur, për këtë rast duhesh me thirr në prokurorinë për të mitur, se ne s’kemi ma tepër kompetenca me fol për rastin pasi që veç ka kaluar në prokurori”, tha ai.

Periskopi natyrisht ka dërguar pyetje edhe në Prokurorinë e Gjilanit për të kuptuar më shumë rreth këtij rasti, por që deri më tani nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Kujtojmë se rasti i dhunimit, për të cilin dyshohet O.B. është raportuar të ketë ndodhur në nëntor të vitit 2021, por e tërë kjo ngjarje u bë publik vetëm pasi që i dyshuari për këtë vepër të pretenduar, shkoi në polici për ta raportuar rastin e kualifikuar si ‘Detyrim’./Besarta Hoti -PERISKOPI/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?