Pengoi propozimin për viza, MPJ e Spanjës për Periskopin: Nuk komentojmë negociatat

Pengoi propozimin për viza, MPJ e Spanjës për Periskopin: Nuk komentojmë negociatat

 Të mërkurën e kësaj jave skadoi afati për vendet e BE-së që me të ashtuquajturën procedurë të heshtur, t’i paraqesin vërejtjet e tyre në propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. U raportua se pengesa po qet Spanja e Sllovakia, po ashtu dy vende mosnjohëse të shtetit tonë. Periskopi ka kontaktur ministrinë e […]

Sipas raportimeve të REL, Spanja ishte ajo që paraqiti vërejtje, ndërsa disa shtete tjera kërkuan më shumë sqarime rreth propozimit çek, të cilët udhëheqin Presidencës e Bashkimit Evropian.

Lidhur me këtë zhvillim, Periskopi ka dërguar disa pyetje në adresë të diplomacisë spanjolle, se për çfarë vërejtjesh bëhet fjalë, kur do të mund të kemi një dritë të gjelbër nga Spanja për vizat dhe a do të kemi njohje të Kosovës në një periudhë të afërt.

Elena Aljarilla, nga zyra për Informim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës thekosi për Periskopin vetëm se‘’ Mund të themi se nuk komentojmë negociatat në vazhdim’’.

Propozimi i Çekisë, ishte që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhej me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS, siç kërkoi Franca, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.

Ndërsa një vend që ka ndryshuar qëndrim për vizat e Kosovës është Holanda, që më herët ishte gogja skeptike.

Ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendit, ka thënë se në Kosovë kanë parë progres në luftën kundër korrupsionit, teksa e kanë përgëzuar Qeverinë Kurti për progresin në fushën e reformave.

“Holanda tani mund të bie dakord për liberalizimin e vizave pasi përditësimi i Komisionit dhe raporti i progresit tregojnë një trend pozitiv”.

“Kemi parë kryesisht progresin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, migrimin dhe menaxhimin e kufijve dhe luftën kundër terrorizmit. Ne përgëzojmë progresin e bërë në agjendën e reformave nga qeveria Kurti”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së së Holandës për Klankosova.

Tutje, në përgjigje thuhet se ky progres i Kosovës duhet të vazhdojë dhe se qeveria holandeze do të monitorojë progresin në këtë drejtim.

“Është shumë e rëndësishme që Kosova të harmonizojë më tej politikën e saj të vizave me politikën e vizave të BE-së”, është shprehur ministria e Punëve të Jashtme të Holandë’’./Kaltërina Misini – PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?