Pejë: Situatë e rrezikshme nga vërshimet, rritet niveli i ujit afër tunelit në Rugovë (VIDEO)

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë nisur që nga dita e djeshme, në Komunën e Pejës gjatë ditës së sotme janë shkaktuar vërshime në disa zona të këtij qyteti. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë “alarmin” për vërshime të mundshme në disa pjesë të Kosovës, si pasojë reshjeve që kanë […]
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë nisur që nga dita e djeshme, në Komunën e Pejës gjatë ditës së sotme janë shkaktuar vërshime në disa zona të këtij qyteti.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë “alarmin” për vërshime të mundshme në disa pjesë të Kosovës, si pasojë reshjeve që kanë filluar që nga dita e djeshme e po vazhdojnë edhe sot.
Sipas IHMK-së zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin në qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë e Rahovec.
Situatë e rrezikshme nga vërshimet raportohet edhe në zonën e Grykës së Rugovës, ku është rritur niveli i ujit afër tunelit në Rugovë.












