Peci i del në mbrojtje Osmanit pas deklaratave të Hysenit: Skendo, akordoje mirë harmonikën

Peci i del në mbrojtje Osmanit pas deklaratave të Hysenit: Skendo, akordoje mirë harmonikën

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka bërë një reagim të ashpër ish-ministrit të Jashtëm, Skender Hyseni i cili ka krahasuar qëndrimet e presidentes Vjosa Osmani me ato të ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq. Peci ka thënë Hyseni mund të ketë “makthe” presidenciale, përderisa me përulje i ka thënë që ta akordojë më mirë harmonikën. Ky […]

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka bërë një reagim të ashpër ish-ministrit të Jashtëm, Skender Hyseni i cili ka krahasuar qëndrimet e presidentes Vjosa Osmani me ato të ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq.

Peci ka thënë Hyseni mund të ketë “makthe” presidenciale, përderisa me përulje i ka thënë që ta akordojë më mirë harmonikën.

Ky është reagimi i plotë i Pecit:

Skendo, akordoje mirë harmonikën se të janë përzi sendet. Analogjia e cilitdo njeri të Kosovës me kasapin Millosheviq është krim, le më me të parën e shtetit. Mos u përpiq që margjinalizimin personal ta projektosh në një “polemikë” me presidenten e shtetit. Ndoshta ke makthe presidenciale nga shegërtllëku i mëhershëm, e kuptueshme.

Si përkthyes konsekutiv ishte dashtë ta keni mbamendjen të freskët: Millosheviqi është kriminel lufte.

Ndaj, ktheju harmonikës, pi venë aristokrate, përkthe ndonjë gjë, e lëri palo analizat politike. Në esencë dërdëllitjet tua janë elegji për kohën e dikurshme. S`ka më shishe vene 300 e më tepër euro, s`ka më salltanate gjithandej, nuk është më shteti pronë e teje dhe sishokëve.

Po të kishe sukses në dialog, si koordinator, nuk do të ishim ende në bisedime me Serbinë. Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti po përpiqen me i sanu dëmet e tua dhe shokëve. Ndaj, rri, më mirë mos fol!

Rri në rolin tënd tradicional siç të njeh Çarshia e Prishtinës, atë të harmonikashit!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?