Pas Kollçakut, rrëfehet edhe Koci për taksistin e tij: Është i mirë si buka, por dembel

Rrëfimet e figurave publike në lidhje me taksistët dhe shprehitë e tyre janë bërë të zakonshme ditëve të fundit, shkruan Periskopi. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ditë më parë kishte treguar historinë e taksistit të Shkupit, i cili i kishte rrëfyer asaj se ai para se flinte, gjithmonë e shikon videon e kryeministrit Kurti […]
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ditë më parë kishte treguar historinë e taksistit të Shkupit, i cili i kishte rrëfyer asaj se ai para se flinte, gjithmonë e shikon videon e kryeministrit Kurti kur ishte deklaruar për Asociacionin.
Kurse, sot, avokati i njohur, Arianit Koci, tregoi ngjarjen e një taksisti dembel, i cili nuk e mbante të pastër veturën e tij.
Në llogarinë e tij në Facebook, Koci shkruan se edhepse “ai është i mirë si buka”, ai “është dembel”./Periskopi/
Statusi i plotë:












