Pas Brukselit, Memli Krasniqi niset për Washington DC

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vizitës dy ditore që zhvilloi në Bruksel. Krasniiqi ka paralajmëruar takime të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit. “Pas dy ditëve me takime të shumta dhe produktive, përfundova vizitën zyrtare në kryeqytetin e Evropës […]
Krasniiqi ka paralajmëruar takime të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit.
“Pas dy ditëve me takime të shumta dhe produktive, përfundova vizitën zyrtare në kryeqytetin e Evropës – në Bruksel. Tani jam rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të tjera takime të rëndësishme, në shërbim të Republikës së Kosovës! ”, ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po qëndron edhe Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Ai sot është takuar me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm të ShBA’vë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.












