Parlamenti i Shqipërisë miraton në parim buxhetin për vitin 2023

Parlamenti i Shqipërisë miraton në parim buxhetin për vitin 2023

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar në parim me 76 vota pro buxhetin për vitin 2023. Kundër buxhetit 2023 votuan 41 deputetë të opozitës dhe nuk kishte asnjë abstenim. Në tabelën elektronike pasqyrohen 40 vota kundër, pasi 1 deputet i opozitës votoi me karton për shkak të një defekti teknik. Buxheti 2023 u votua në parim […]

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar në parim me 76 vota pro buxhetin për vitin 2023. Kundër buxhetit 2023 votuan 41 deputetë të opozitës dhe nuk kishte asnjë abstenim.

Në tabelën elektronike pasqyrohen 40 vota kundër, pasi 1 deputet i opozitës votoi me karton për shkak të një defekti teknik.

Buxheti 2023 u votua në parim nga Parlamenti së bashku me paketën fiskale. Diskutimet për buxhetin 2023 u shtrinë në dy ditë, të mërkurën dhe të enjten, për shkak të listës së gjatë të deputetëve që do të mbanin fjalën e tyre.

Të mërkurën debati nisi mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të opozitës. Këta të fundit e kundërshtojnë buxhetin 2023 të qeverisë, duke e konsideruar si vjedhjen e qytetarëve.

Por Kryeministri Edi Rama thotë se ky buxhet është më i madhi ndonjëherë dhe është dyfishi i buxhetit të vitit 2013.

Rama thotë se ky buxhet do të shkojë në mbrojtje të familjeve shqiptare e biznesit të vogël, ul borxhin dhe rrit pagat e pensionet duke mbajtur peshën e çmimit të energjisë elektrike. Parashikohet gjithashtu që të rritet përsëri paga minimale dhe të shkojë në vlerën e 360 mijë Lekëve të vjetra.

Maratona 2-ditore e Parlamentit ishte për të diskutuar dhe votuar në parim buxhetin 2023, ndërsa në seancat e tjera të mëvonshme parlamentare do të ketë edhe diskutim nen për nen për këtë buxhet. /tvklan.al/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?