Paralajmërim i meteorologëve, të dielën pritet borë në Kosovë

Sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë, konkretisht të dielën, do të kemi fuqizim të masave të ftohta ajrore, duke sjellur edhe reshje bore në pjesën dërrmuese të Kosovës. Prishtina Weather ka parashikuar mot të ftohët nga dita e premte e deri në ditën e diele. 25.11 – Vransira lokale dhe intervale më të gjata me […]
Prishtina Weather ka parashikuar mot të ftohët nga dita e premte e deri në ditën e diele.
25.11 – Vransira lokale dhe intervale më të gjata me diell. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.
26.11 – Mjegull e ngrica në mëngjes. Ditën kryesisht vranët, por pa të reshura.
27.11 – Kryesisht vranët e me reshje të dobëta shiu, që me rënie të temperaturës shndërrohen edhe në reshje bore.
28.11 – Reshjet e përziera të shiut e borës vazhdojnë të hënën në mëngjes, e gjatë ditës mbetet mot kryesisht i vranët.












