Pacolli: BE ta respektojë Kosovën si shtet

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta respektojë Kosovën si shtet. Ai ka reaguar pasi shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell e ka fajësuar Kosovën që nuk u arritën marrëveshja për targat. Pacolli theksoi se BE duhet të jetë më neutrale në negociata. Iish-ministri i Jashtëm […]
Ai ka reaguar pasi shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell e ka fajësuar Kosovën që nuk u arritën marrëveshja për targat.
Pacolli theksoi se BE duhet të jetë më neutrale në negociata.
Iish-ministri i Jashtëm i përmendi premtimet për vizat.
“BE-ja duhet së paku minimalisht ta respektojë Kosovën si shtet dhe të jetë më neutrale në negociata. Rezultati i sotëm në Bruksel është si pasojë e kësaj. Dialogu nuk mund të vazhdoj përgjithmonë. Duhet vendosur afati i fundit! Dhe të mos harrojmë as premtimin për liberalizimin e vizave…”, ka shkruar Pacolli. /Periskopi/












