Osmani e Kurti takohen me Macronin, paralajmërohet mundësia për takim edhe me Vuçiqin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, do tē takohen në Paris me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, pasdite të enjten. Burime të KOHËS kanë përmendur edhe mundësinë e zhvillimit të një takimi trepalësh edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte. Një takim paraprak i Vuçiqit me presidentin Macron është paralajmëruar nga mediat […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, do tē takohen në Paris me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, pasdite të enjten.
Burime të KOHËS kanë përmendur edhe mundësinë e zhvillimit të një takimi trepalësh edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte.
Një takim paraprak i Vuçiqit me presidentin Macron është paralajmëruar nga mediat serbe.
Osmani e Kurti gjenden në Paris për Forumin e Paqes.
Nga Bashkimi Evropian është paralajmëruar që të premten Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, do të takohet në takime ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.












