Ofendime, përplasje e akuza: Pjesa e parë e Kuvendit krejt tensionuese

Ofendime, përplasje e akuza: Pjesa e parë e Kuvendit krejt tensionuese

Debat i ashpër, me përplasje, fyerje e akuza u manifestua pjesa e parë e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës. Përderisa përfaqësuesit e partive politike u deklaruan për situatën në veri të vendit, pati akuza e kundër-akuza për të kaluarën e të tashmen, pa u kursyer as emri i kryeministrit Albin Kurti që nuk […]

Seanca nisi me fjalimin në gjuhën serbe të shefes së grupit parlamentar të  Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, e cila  ua rikujtoi serbëve të dorëhequr se edhe kur ishin në institucione, përfaqësonin minimalisht interesat e qytetarëve të komunitetit të tyre.

‘’Ata edhe kur ishin këtu, as minimalisht nuk përfaqësuan interesat e qytetarëve servë. Si përfaqësuese  e shumicës dhe opozitës do i drejtohem qytetarëve serbë në gjuhën e tyre.’’.

Tutje vazhdoi Kusari Lila me fjalim në serbisht.

Tahiri ironizon me fjalën e Mimoza Kusarit: Po vazhdoj shqip, se nuk di serbisht

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka ironizuar me fjalën e homologes së Vetëvendosjes në Kuvend, ku foli serbisht, e iu tha qytetarëve serbë në vendin tonë, që të mos bojkotojnë institucionet e shtetit.

Në momenti kur Tahiri mori fjalën, tha se po ‘vazhdon shqip se nuk di serbisht’.

“Unë nuk muj me folë serbisht se s’di. Po vazhdoj shqip.

Kemi punuar për më shumë se një dekatë për vendosjen e rendit dhe ligjit në veriun e Kosovës.

Pikat kufitare janë djeg atje. Por kemi pasë angazhim të përbashkët për të ofruar një ambient më të qetë më të sigurtë për të gjithë qytetarët që jetojnë atje”, tha Tahiri.

Gashi: Për shkak të egos së Kurtit, sot kemi më pak shtet në veri

‘’Sot në institucionet e Republikës  kemi më pak shtet sepse kryeministri  i nxitur nga egoja rrezikoi institucionin. Sot këtu i deklarojmë  kryeministrit se ne qëndrojmë në mbrojtje të tërësisë territorial dhe shtetit. Qëndrojmë bindshëm në ruajtjn e raporteve me nndërkombëtarët. Ai i nxitur nga egoja po rrezikon partneritetin. Ishim bashkë në qeveri kur i njejti po rrezikonte partneritetin dhe ne morëm masa.’’, tha ai.

Tutje ai ka përmendur adresimin e Kusari Lilës në serbisht, e pastaj u kap edhe me ministren Albulena Haxhiu e cila përshpëriste në fillim nga mbrapa.

‘’Foli në serbisht, por ndoshta edhe e ka mendu n serbisht. Po angazhohemi maksinalisht t’i japim ndihmën institucioneve dhe të mos rrezikojmë partneritetin. Sot kemi më pak shtet në pjesën veriore të Kosovës, më pak policë, prokurorë, kryetarë, nuk ka asambleistë dhe ne duhet të jemi të përgjegshëm dhe ndërgjegjshëm. E kuptoj frustrimin e qeverisë por jo edhe fjalët e ministres këtu mbrapa. Kryetarja është dashur ta largojë nga seanca, nuk po e bën, në rregull është. Nuk mund të na ndalni as me gjuhën para e as mbrapa. ‘’

Haradinaj kërkon samit në ShBA për marrëveshje: Çdo sekond po na kushton

“Veprimi i tretë dialog intensive me opozitën për shkak të gjendjes. Veprimi i katërt është një samit disaditor në Amerikë deri në përmbylljen e marrëveshjes finale me Serbinë. Ndryshe ikja nga këto veprime, përpjekja që përmes turizimit diplomatik e politik nuk e ndihmojnë gjendjen. Çdo sekond po na kushton, besoni që askush nuk do të jetë ma pak fajtor, të gjithë do të bartim peshën e pasojave që do të na binë si vend”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët sot po flasin më shumë me mikrofona ndalur sesa ndezur: Çka po ndodh?

Seanca e sotme  ndodhi me acarime të kohë pas kohshme, teksa deputetët dukej se po ‘i lëshonin fjalë njëri-tjetrit’ me mikrofona ndalur.

Haxhiu nervozohet me Tahirin e Gashin pasi i thanë s’e s’ka prokurorë e gjyqtarë në veri

‘’Të pavërteta nga ato që i thanë nga LDK e PDK. Për shkak të situatës në veri, natyrisht që duhet ti themi të vërtetat. Për herë të parë, Kosova ka pozicion të dinjitetshëm në raport me negociatat me Serbinë. Diçka që nuk e kemi parë më herët. Tre krerët janë të unifikuar në qëndrimet e tyre përballë Serbisë. Do doja këtij unifikimi t’i bashkohet edhe opozita. Arsyeja pse po e përmend është se po bazohem cka ka ndodh në të kaluarën. Sa herë ka pasë një kërkesë nga Vuciqi, asnjëherë jo si keni thënë Dhe pasojat e qeverisjeve tuaja po i ndijmë ne sot.

Me dal shefat e PDK, LDK me thanë nuk ka gjyqtarë në veri, shumë pak është me thënë është keqinformim. Ju edhe po i keqinformnoi dhe inkurajoni dhunuesit. Kur të sheh ty që ska, natyrisht që e bën një vepër penale. A je në gjendje me dhanë dorëheqje se ajo çka ke thanë ti,është e pavaërtetë. Mos shpifni, mos manipuloni.’’

‘E nderuara ministre e sanksionuar e SHBA’së’, Tahiri – Haxhiut: Marre, jep dorëheqje

Abelard Tahiri i PDK’së e ka quajtur ministre të sanksionuar të SHBA’së, Albulena Haxhiun, duke i thënë se  duhet të japë dorëheqje.

‘’E nderuara ministre e sanksionuar e SHBA’se. Nuk  e di a ka gjë më të padinjitetshme se me të sanksionu. E ki një siklet të madh, nuk po të zë vendi vend.’’

‘’ne po kërkojmë fuqizim  të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Me qenë në situatën tënde kisha dhënë dorëheqje sepse është e turpshme me u sankisonu prej SHBA’së. Marre bre është, marre. ‘’, tha Tahiri.

Ministrja Albulena Haxhiu është treguar e ashpër sot në Kuvend me Abelard Tahirin e PDK’së  e Arben Gashin e LDK’së.

Idiot, bandit, në gjendje të rëndë psiqike: Eskalon në Kuvend mes Besnik Bislimit e Abelard Tahirit

Zv.kryeministri Besnik Bislimi akuzoi Abelard Tahirin se me sjellje ‘prej banditi’ e kërcënoi mbrapa foltores, raporton Periskopi.

‘’Në stilin e një banditI u kthye kah unë dhe shprehi një sër kërcëninsh dhe i përcjelli me fyerje dhe priokuroria të merret me këtë rast’’, tha ai.

Abelarad Tahiri doli e ju përgjigj:

‘’Vërtetë është një qoroditje e kësaj qeverie. Nuk e di as jeni duke e pa. Këta e kanë një siklet shumë të madh.  Ky është në gjendje të rëndë psiqike. Ne i kërKojmë fokus, angazhim, punë kësaj qeverie.’’, tha Tahiri,

E mbrapa tek ulëset dëgjohej fjala ‘idiot’ ndaj Bislimit.

‘Dëshmitar’ Murati ia bën mbrojtjen Bislimit për përplasjen me Tahirin, hedh akuza ndaj opozitës

Ministri Hekuran Murati i ka dalë në mbrojtje zv.kryeministrit Besnik Tahirit për përplasjen e rëndë që e pati me deputetin e PDK’së, Abelard Tahirin.

‘Isha dëshmitar se pas mikrofonit,  Tahiri kërcënoi dhe shau Bislimin. Ftoj prokurorinë ta marrshumë seriozisht kërcënimin e një personi që ka mbajt armë me shurdhuese për kaq vite. Kush është në siket, po shihet. Dikush që detyrohet me sha e kërcënu e me përdor argumente si Vuçiqi’’, tha ai.

‘Ju keni kriju shtëpi prej letre, që rrëzohet pre Vuçiqit.’’

Haradinaj – Qeverisë: Pse po lypni fajtorë, s’është marre ta ndërroni planin

“S’është marre me i bë analizë planit. Pse qeveria vetëhidhërohet? Pse lyp faj te ne tjerët kur i ka përgjegjësitë? Bëje një analizë, nëse plani nuk shkon në drejtimin e duhur nuk është marre, nuk po e bëni këtë se jeni të dobët, por se plani s’po jep rezultat. Gjithë njerëzit racionalë veprojnë kështu, edhe qeveritë e superfuqive”, tha Haradinaj nga foltorja.

Ai tha se nëse Qeveria e gjen që vendimi për targat ka efekte dhe po jep sukses, atëherë “le të na tregojë”.

“Cila është kundërvlera që i ka thënë jo kërkesës amerikane?”

Tahiri shokon: Me gjuhën si të Besnik Bislimit, mora kërcënime për vrasje për shurdhues ndaj gruas dhe fëmijëve të mi

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri ka ndarë në Kuvend një detaj shokues.

Ai tregon se si për shkak të retorikës së VV’së, ka marrë kërcënime në shtëpi nga një  person i burgosur për organizim vrasjeje.

‘’Në foltore ofendohemi me fjalë më të rënda nga zv kryeministri e ministrja e drejtësisë. Jemi njerëz dhe ofendimet  e tilla nuk i tolerojmë. Për punën e shurdhuesve nuk e kam thënë dhe po ua them tash. Me punën e shurdhuesve që ju po e përmendi unë kam marrë kërcënim që e kam denoncu në polici. Kërcënim në gru dhe fëmijë. Policia vjen më raport ku thotë e kemi indentifiku personinqë ju ka kërcënu është në vuajtje të dënimit në Podgoricë për organizimin e një vrasje. Ai më shkruan nga burgu për punën e shurdhuesve. Janë armë që janë ble për sigurimin e kryeministrit në atë kohë e që s’ka lidhje me mu. Me këtë retorikë që na kërcënoni edhe fëmijët dhe gratë, s’kemi me ju duru.’’

Tutje seanca vazhdoi me pika të tjera të rendit të ditës dhe situata u qetësua./Kaltërina Misini – PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?