Nushi pas arrestimit midis rrugës: Me gjasë për një protestë sa isha në VV

Nol Nushi, anëtari i Partisë Social Demokrate, ka folur pas arrestimit sot nga Policia. Ai ka thënë se Policia nuk i ka paraqitur flet-arrest, por ka thënë se është njoftuar më pas se arrestimi i tij ka ndodhur për një çështje të vitit 2016. “Nuk e di për cilën lëndë, më gjasë ndonjë që lidhet […]
Ai ka thënë se Policia nuk i ka paraqitur flet-arrest, por ka thënë se është njoftuar më pas se arrestimi i tij ka ndodhur për një çështje të vitit 2016.
“Nuk e di për cilën lëndë, më gjasë ndonjë që lidhet me protestat sa kam qenë në Lëvizjen Vetëvendosje. Më ndalën midis rruge, nuk e di nëse kanë qenë duke më përcjell, apo më kanë pa rastësisht”, ka thënë Nushi .
Ai ka treguar se ka qëndruar rreth dy orë në Polici, në stacionin policor-jug, derisa ka njoftuar se atij i është ndaluar edhe letërnjoftimi.
“Policia më tha se duhet të paraqitem në Gjykatë, por mu nuk më ka ardhur asnjë ftesë për ndonjë seanca. Do të shoh gjatë javës se për cilën çështje bëhet fjalë”, tha tutje anëtari i PSD-së për Insajderin.
Nushi sot orës 16:00 është ndalur në semafor, teksa ishte në veturë.
Së pari njoftoi Dardan Molliqaj.
Postimi i plotë i tij:
Rreth orës 16:00, Nol Nushi është ndalur në semafor, teksa ishte në veturë. Policia nuk ka prezantuar asnjë urdhër arrest, duke shkelur rregullat dhe ligjin në fuqi. Ata kanë arrestuar Nolin pa asnjë mbulesë legjitime, legale dhe e kanë dërguar në stacionin policor- jug.
Kjo mënyrë e arrestimit pa prezantimin e fletarrestit i çel rrugë arbitraritetit. Reagimi ynë duhet të jetë i orientuar drejt kësaj mënyre funksionimi që lë vend për keqpërdorim nga pushteti, i forcave policore, në momente kur i duhet. Nëse i nënshtrohemi arbitrariteti sot, nesër përndjekja politike do të përligjet me veprime të tilla.
Nol Nushi lirohet, por i ndalet letërnjoftimi. Ky veprim policor nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe si i tillë është tejet i dyshimitë. Prandaj duhet që ndaj policëve dhe vijës komanduese të hapen hetime urgjente.












