Nushi i PSD-së: Kurti të kërkojë falje për gënjeshtrat e tij

Nushi i PSD-së: Kurti të kërkojë falje për gënjeshtrat e tij

Sekretari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi tha se kryeministri, Albin Kurti duhet të kërkojë falje për të gjitha gënjeshtrat, që thotë se i ka bërë i pari i Qeverisë. Nushi thotë se shqetësim i tyre është qasja e përgjithshme e Kurtit karshi dialogut me Serbinë. “Ai në vend se me tërë fuqinë politike që e […]

Sekretari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi tha se kryeministri, Albin Kurti duhet të kërkojë falje për të gjitha gënjeshtrat, që thotë se i ka bërë i pari i Qeverisë.
Nushi thotë se shqetësim i tyre është qasja e përgjithshme e Kurtit karshi dialogut me Serbinë.

“Ai në vend se me tërë fuqinë politike që e ka, që kurrë asnjë kryeministër nuk ka pas kaq shumë fuqi politike, të tentoj që kompromisi në dialog të jetë një kompromis i llojit të tjetër dhe i përhershëm, do të thotë të bëhet një zgjidhje e përgjithshme me Serbinë”, tha ai në “Info Nata” në Tëvë 1.

Ai tregoi hapat që duhet të ndërmarrë kryeministri Kurti në dialog.

“Duhet të koordinohej gjithë shoqëria jonë, gjithë spektri jonë edhe politik, edhe shoqëror, në mënyrë që së pari tu themi qytetarëve që dialogu do të jetë, duhet të kërkojë falje për gjitha gënjeshtrat para se të vie në Qeveri, ku ka thënë se nuk ka dialog pa kushte, njëherë ka thënë që nuk dialog hiq…është prioritet i gjashtë, i shtatë, ndërsa sot po e dimë se gati dy muaj u bën dhe ne veç për dialog flasim, përderisa çmimet po vazhdojnë me u rrit, kriza energjetike është në prag. Për të gjithë këtë manipulim të opinionit, Kurti po të ishte kryeministër i vërtetë i qytetarëve, e jo kryeministër veç i pushtetit të tij, kish pas një qasje komplet tjetër”, shtoi ai.

Nushi potencoi se fuqia më e madhe politike e Kurtit do duhej të ishte “një shanc që dialogu i Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me një njohje të ndërsjellë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?