Ngrohja me rrymë ua rrit faturën për 70 për qind

Ngrohja me rrymë ua rrit faturën për 70 për qind

Derisa çmimi i energjisë elektrike po rritet dita-ditës në tregun ndërkombëtar si përgjigje ndaj klimës politike dhe asaj energjetike, është e domosdoshme që konsumatorët tanë të menaxhojnë shpenzimet enorme dhe përdorimin e energjisë në mënyrë sa më efiçiente të mundshme. Por, a e dini se ku shpenzojnë më së shumti konsumatorët tanë energji elektrike gjatë […]

Derisa çmimi i energjisë elektrike po rritet dita-ditës në tregun ndërkombëtar si përgjigje ndaj klimës politike dhe asaj energjetike, është e domosdoshme që konsumatorët tanë të menaxhojnë shpenzimet enorme dhe përdorimin e energjisë në mënyrë sa më efiçiente të mundshme.

Por, a e dini se ku shpenzojnë më së shumti konsumatorët tanë energji elektrike gjatë dimrit?

Ekspertët e KEDS thonë se 70% e faturës së përgjithshme të energjisë elektrike faturohet vetëm nga ngrohja. Duke ditur se ngrohja me energji nënkupton edhe fatura të larta, bashkë me të edhe ngarkesë e sistemit elektroenergjetik, KEDS udhëzon që të shmanget ngrohja me energji elektrike nëse konsumatorët tanë gjejnë alternativa tjera.

Kështu mund të kurseni energjinë elektrike për veten dhe ta shpërndani atë tek të gjithë konsumatorët:

-Shmangeni tërësisht ngrohjen me energji elektrike nëse keni alternativa tjera të ngrohjes;

-Uleni termostatin e ngrohjes në 19 ˚C;

-Ndaleni për së paku dy orë ngrohjen me energji elektrike gjatë ditës;

-Ndaleni ngrohjen në ambientet ku nuk qëndroni gjatë (dhomë të gjumit, korridore, banjo).

Këto udhëzime përkojnë me udhëzimet që shtetet evropiane ua kanë transmetuar qytetarëve të tyre për shkak të krizës së madhe energjetike që e ka kapluar Evropën si rezultat i luftës në Ukrainë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?