Nga e hëna fillon masa e gjobitjes, Spahiu: Nëse as Kurti e as Vuçiqi nuk lëshojnë pe në bisedime, kris lufta

Ditën e hënë, me 21 nëntor pritet të filloj zbatimi i masës së gjobitjes për pronarët e veturave që nuk i kanë konvertuar targat ilegale serbe në RKS, vendim ky që ishte marr nga kryeministri Albin Kurti. Por një ditë para se të hyjë në zbatim ky vendim, në medie është raportuar se kryeministri Kurti […]
E nga ky takim që pritet të mbahet në pikëpyetje është se a do të pajtohen dy palët për çështjen e targave.
Analisti, Nexhemdin Spahiu në një prononcim për Periskopin tha se është mirë që Kurti mos të tërhiqet nga vendimi i tij.
“Të shohim nëse ndonjëri do të lëshojë pe dhe kush do të lëshoj pe. Nuk ish kanë mirë që Kurti të lëshoj pe. Tek dorëheqja e deputetëve serbë, ai nuk lëshojë pe dhe fitoj. Deputetët e Listës serbe u kthyen në parlament. Nga kjo lojë nervash mes Kurtit dhe Vuçiqit doli i fitum Kurti. Tash të shohim betejën tjetër se si do të zhillohet”, tha Spahiu.
Por nëse as Kurti e as Vuçiqi nuk lëshojnë pe, Spahiu paralajmëroj fillimin e një lufte.
“Nëse nuk lëshohet pe me bisedime atëherë kris lufta dhe atëherë kush është më i forti fiton”, u shpreh ai.
Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë të bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që vendimi për targat të shtyhet./Iliriana Xhylani-Periskopi












