Takimi Kurti-Vuçiq, Qalaj: Të gjendet një zgjidhje që mos të kemi përshkallëzim të situatës në veri apo në jug

Takimi Kurti-Vuçiq, Qalaj: Të gjendet një zgjidhje që mos të kemi përshkallëzim të situatës në veri apo në jug

Një ditë para nisjes së zbatimit të masës së gjobitjes për pronarët e veturave me targa ilegale serbe, kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq priten të takohen  në Bruksel, pra të dielën. Ky takim vjen pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës, tensioneve në veri, si dhe presionit nga ndërkombëtarët ndaj të parit të […]

Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj në një prononcim për Periskopin tha se në këtë takim që do të mbahet duhet të gjendet një zgjidhje në mënyrë që situata të mos tensionohet më shumë.

“Jam shumë i sigurt se do të duhej të gjendej një zgjidhje në Bruksel, shpresoj shumë që në këtë takimin e fundit që do të mbahet këto ditë në fundjavë të dielën ose të hënën në Bruksel të gjendet një zgjidhje në mënyrë që të kontribuohet që situata të mos tensionet edhe më shumë në atë pjesë të vendit”, tha ai.

I pyetur se a mund të ketë tensione përsëri nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje mes Kurtit e Vuçiqit në Bruksel, Qalaj tha se kjo varet nga qasja e presidentit serb, sepse komuniteti serb në veri janë të varur nga ai.

“Unë mendoj që komuniteti serb atje është shumë i varur nga presidenti i Serbisë dhe krejt kjo varet nga qasja e Vuçiqit dhe aparaturës shtetërore të tij dhe nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje atëherë institucionet e Kosovës duhet të fillojnë me zbatimin e planit ashtu siç është hedhur, po flas për Policinë e Kosovës. Prapë po e përsërisë, do të ishte shumë e mirë për vendin që të gjendje një zgjidhje që do të evitonte eskalimin e situatës atje”, shtoi Qalaj.

Pasi eprorët serb dorëzuan uniformat e Policisë së Kosovës, ish-drejtori i Policisë vlerësoi se mungesa e tyre shkakton probleme të mëdha, madje paralajmëroj që nëse nuk gjendet një zgjidhje edhe komunat në jug të vendit mund t’i pres një situatë e njëjtë si në veri.

“Situata ndërlikohet më shumë në 4 komunat që i kemi atje me qenë se ata policë nga komuniteti shqiptar që janë atje, janë duke ofruar vetëm siguri teknike për stacionet, mungesa e pjesëtareve të policisë nga komuniteti serb shkakton probleme të mëdha atje edhe pse ka kapacitete Policia e Kosovës që t’i zëvendësoj ata me policë shqiptarë nga stacionet policore tjera, por prapë se prapë unë mendoj që, po e përsërisë, se duhet të gjendet një zgjidhje që të mos vij deri tek përshkallëzimi i situatës në veri apo ndoshta do të kemi situatë të njëjtë edhe në komunat në jug të vendit”, përfundoi Qalaj.

Kujtojmë se sot nga Qeveria e kanë konfirmuar takimin e Kurtit me Vuçiqin në Bruksel./Iliriana Xhylani-PERISKOPI/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?