Nëntë serbë e dy boshnjakë dorëhiqen nga Dogana

11 zyrtarë të Doganës së Kosovës kanë dhënë dorëheqje. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci. Ai tha se 9 prej tyre janë serbë e 2 boshnjakë të pjesës veriore. “Po, 11 zyrtarë të doganës kanë dhënë dorëheqje. Dje kanë qenë 9 e sot janë dorëhequr edhe dy. Nëntë prej tyre janë serbë […]
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
Ai tha se 9 prej tyre janë serbë e 2 boshnjakë të pjesës veriore.
“Po, 11 zyrtarë të doganës kanë dhënë dorëheqje. Dje kanë qenë 9 e sot janë dorëhequr edhe dy. Nëntë prej tyre janë serbë e dy janë të komunitetit boshnjak të pjesës veriore”, tha ai.
Këto dorëheqje vijnë pas vendimit të Listës Serbe për largimin nga institucionet e Kosovës. Deri më tani, serbët janë larguar nga Qeveria, Kuvendi, policia, gjykatat, prokuroritë.












