Nëna ukrainase në kërkim të djalit të saj të vetëm

Më shumë se 15 mijë njerëz janë zhdukur gjatë luftës në Ukrainë, sipas një zyrtari në Kiev, nga zyra e Komisionit Ndërkombëtar me seli në Hagë për Personat e Zhdukur, shkruan Sky News. Ata thanë se është e paqartë se sa njerëz janë larguar me forcë, sa po mbahen në Rusi, sa janë të gjallë […]
Ata thanë se është e paqartë se sa njerëz janë larguar me forcë, sa po mbahen në Rusi, sa janë të gjallë dhe të ndarë nga anëtarët e familjeve të tyre, ose sa janë vrarë dhe varrosur në varresat masive.
Anna Voskoboinik, një e moshuar në karrocë, nuk ka ide se ku është djali i saj 38-vjeçar, Oleksii.
Ish-ushtari është arrestuar nga forcat ruse në një pikë ndalese në Kherson tre muaj më parë dhe që atëherë nuk është liruar.
Që atëherë, trupat ruse janë tërhequr nga qyteti, përcjell Periskopi.
“Ku ndodhet tani ai? Nuk e di. Unë do të shkoja deri në fund të botës për ta zbuluar. Ai është djali i vetëm. Ai ishte gjithmonë pranë meje. Tani…”, tha ajo, para se të fillonte të qante.
Është edhe më e vështirë për t’i kërkuar njerëzit e humbur në zonat sikurse Khersoni, ku komunikimi është ende i vogël dhe minat mbesin ende rrezik.
“Ka një problem të madh me komunikimin, veçanërisht në vendet rurale”, tha Volodymyr Zhdanov, nga administrata rajonale e Khersonit për personat e zhdukur.
Vetëm në Kherson, më shumë se 900 njerëz janë regjistruar si të grabitur ose të zhdukur, tha zyra e prokurorit.
Aty përfshihen politikanët rajonalë, priftërinjët dhe qytetarët e rëndomtë.
Nga ky numër, 480 janë liruar, por 379 të tjerë mbesin nën kapjen e Rusisë.
Pothuajse 400 civilë janë vrarë në këtë rajon, tha zëdhënësja nga prokuroria, Anastasia Vesilovskaya.
Por Zhadonov tha se numri mund të jetë më i lartë.
“Jo zyrtarisht, numri mund të jetë më mijëra, nëse llogariten edhe të vdekurit… Ne nuk mund ta përcaktojmë tani numrin. Kur të çlirohet i gjithë territori, ne do të jemi në gjendje ta kemi shifrën e saktë”, tha ai. /Periskopi/












