Në shtatorë, Kosova më shumë shiti se belu rrymë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikoi të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë. Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore për muajin shtator të vitit 2022. Në muajin shtator të vitit 2022, prodhimi bruto […]
Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore për muajin shtator të vitit 2022.
Në muajin shtator të vitit 2022, prodhimi bruto nga termocentralet i energjisë elektrike ishte 460.04 GWh, prodhimi bruto nga hidrocentralet e energjisë elektrike ishte 9.03 GWh. dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare e energjisë elektrike ishte 35.75 GWh.
Gjatë muajit shtator të vitit 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 454.52 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 314.96 GWh, ose 6.1% më i vogël me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 14.22%.
Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2022 ishte 273.26 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 323.55 GWh (këtu është i përfshirë edhe transmisioni). /Periskopi/












