Në Shqipëri dy persona të vdekur dhe mijëra hektarë tokë nën ujë

Autoritetet për Emergjenca në Shqipëri kanë bërë të ditur se dy persona kanë vdekur dhe se 4.356 hektarë tokë janë përmbytur në Shkodër dhe Lezhë, si pasojë e reshjeve dyditore të shiut. Viktimat, Pjetër dhe Jason Rrushaj, babë e bir (48 dhe 18 vjeç) janë rrëmbyer nga ujërat e përroit në Shkrel të Malësisë së […]

Viktimat, Pjetër dhe Jason Rrushaj, babë e bir (48 dhe 18 vjeç) janë rrëmbyer nga ujërat e përroit në Shkrel të Malësisë së Madhe, në pasditen e 20 nëntorit.

Trupat e tyre janë gjetur vetëm paraditen e së hënës, pas disa orë kërkimesh.

Të përmbytura vazhdojnë të jenë 539 banesa, pjesa më e madhe në Shkodër, ndërsa 24 janë në Lezhë.

Për shkak të situatës së rëndë, në qarkun e Shkodrës janë evakuuar 318 banorë.

Ata janë strehuar në konvikte apo pranë të afërmve të tyre.

Edhe pse zyrtarë të Emergjencave Civile kanë thënë se situata është përmirësuar, reshje të shiut mund të ketë sërish.

Sipas tyre, Lumenjtë Drin, Gjadër dhe Erzen kanë prurje të shumta, dhe rrezikojnë daljen nga shtrati nëse reshjet vazhdojnë.

Aktualisht mbi 240 efektivë të forcave të armatosura janë përqendruar në dy qarqet më të prekura nga përmbytjet për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.

Përveç Shkodrës dhe Lezhës, përmbytje ka pasur edhe në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?