Mustafi: Se çka janë shqiptarët në Luginë, e përcaktojnë vetë

Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka thënë se në Serbi ekzistojnë 23 Këshilla Kombëtare të Pakicave Nacionale dhe i vetmi këshill që ka problem me flamurin është vetëm Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve. “Ndalimi me ligj i përdorimit të flamurit shqiptar tregon për karakterin e Serbisë në raport me komunitetin shqiptar në Preshevë, Medvexhë […]
“Ndalimi me ligj i përdorimit të flamurit shqiptar tregon për karakterin e Serbisë në raport me komunitetin shqiptar në Preshevë, Medvexhë dhe Bujanoc”, ka thënë Mustafi.
Mustafi ka potencuar se janë në ushtrim institucional për të drejtën e përdorimit të flamurit.
“Se çfarë janë shqiptarët në Luginë e përcaktojnë vetë dhe nuk i takon askujt qoftë dhe këtu në Kosovë t’i përcaktojnë veçoritë identitare të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka theksuar Mustafi.
Tutje, Mustafi ka thënë se shqiptarët në Luginë janë shqiptarë. /rtvdukagjin/












