Mustafa për planin franko-gjerman: Hap përpara drejt BE-së, Qeveria të mos ndalet deri te njohja reciproke

Mustafa për planin franko-gjerman: Hap përpara drejt BE-së, Qeveria të mos ndalet deri te njohja reciproke

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për propozimin franko-gjerman që po shihet si zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.  Mustafa ka thënë se është ende e paqartë nëse kjo marrëveshje përmban pikërisht nëntë pikat që u publikuan dje, megjithatë ai konsideron se është është hap përpara çdo përpjekje që e çon […]

Mustafa ka thënë se është ende e paqartë nëse kjo marrëveshje përmban pikërisht nëntë pikat që u publikuan dje, megjithatë ai konsideron se është është hap përpara çdo përpjekje që e çon Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe kontribuon në konsolidimin e plotë të njohjes nga të gjitha vendet e BE-së.

Në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net ish kryeministri thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta shfrytëzojë klimën e tanishme, përkrahjen nga SHBA dhe BE të procesit të dialogut dhe të mos ndalet derisa të arrihet njohja reciproke.

“Është e paqartë se a janë këto nëntë pika ato që përmban kjo marrëveshje. Sidoqoftë konsideroj që është hap përpara çdo përpjekje që e qon Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe kontribuon në konsolidimin e plotë të njohjes nga të gjitha vendet e BE-së. Kosova duhet shfrytëzojë klimën e tanishme, përkrahjen nga SHBA dhe BE të procesit të dialogut dhe të mos ndalet derisa të arrihet njohja reciproke”, ka thënë Mustafa.

Gjatë ditës së djeshme mediumi evropian “Euroactiv” ka publikuar nëntë pika që thuhet të jenë të draftdokumentit franko-gjerman që është propozuar në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Bashkimi Evropian tashmë ka konfirmuar se ka marrë qëndrimet e të dy palëve në lidhje me këtë propozim.

Gjatë ditës së sotme është paralajmëruar edhe një takim trilateral mes kryeministrit Kurti e presidentit serb Vuçiq, të cilën po marrin pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Kurti mbrëmë ka paralajmëruar se atje mund të ketë një takim trilateral me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kryeministri ka thënë se në tavolinë janë dy propozime, derisa ka shtuar se gjithnjë është i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër.

“I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, ka thënë Kurti.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?