“Murati s’po na takon” -QPS’të e Kosovës kritikojnë atë e Haxhiun për planin për ndarje në ministri: Po na dëmtoni

“Murati s’po na takon” -QPS’të e Kosovës kritikojnë atë e Haxhiun për planin për ndarje në ministri: Po na dëmtoni

Me shpërbërjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) 2020, strukturat e saj gjegjësisht departamentet e saj kanë kaluar në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Departamenti i Politikave Sociale dhe Familjes (DPSF) është struktura e cila në nivel te Qeverisë, përgjegjëse për zhvillimin e legjislacionit primar dhe sekondar, hartimin e politikave sociale, mbikëqyrjen, […]

Departamenti i Politikave Sociale dhe Familjes (DPSF) është struktura e cila në nivel te Qeverisë, përgjegjëse për zhvillimin e legjislacionit primar dhe sekondar, hartimin e politikave sociale, mbikëqyrjen, monitorimin, inspektimin e QPS-ve (Qendrave për Punë Sociale) 38 në nivel vendi, licencimin e ofruesve individual të shërbimeve sociale, licencimin e subjekteve juridike që ofrojnë shërbime sociale dhe organizmin dhe menaxhimin e strehimit rezidencial për fëmijë dhe të rritur.

Lidhja e Qendrave për Punë Sociale Kosovë thotë se është informuar nga mjetet e informimit që strukturat e Departamenti i Politikave Sociale dhe Familjes (DPSF) do të ndahet në dy Ministri dhe ky do te jetë veprimi i radhës i cili do të atakoj punën e QPS-ve dhe të ardhmen e mbrojtjes sociale në përgjithësi.

Sipas Lidhjes se Qendrave për Punë Sociale Kosovë, sot ministri i MFPT-se Hekuran Murati paska deklaruar se nga Janari i vitit 2023 shërbimet sociale do të kalojnë në Ministri të Drejtësisë, kurse Politikat Sociale do të mbesin ne MFPT.

Lidhja e Qendrave për Punë Sociale Kosovë këtë iniciativë e konsideron të pa analizuar mirë, e cila nuk është konsultuar me palët e interesit dhe aq me tepër nuk do të jetë e dobishme për të avancuar shërbimet sociale në drejtimin e duhur, pasi këto dy komponenta po ndahen në dy pjesë dhe fokusi në politika sociale dhe shërbime sociale do të zhvendoset në një nivel më të ulët të vëmendjes dhe vendimmarrjes.

“Ky veprim, e cenon progresin e deri tanishëm, i dëmton QPS-të, për shkak që krijohet një konfuzitet në procesin e koordinimit dhe raportimit.

Ministri i MFPT z. Hekuran Murati edhe përkundër shumë kërkesave për takim në formë të shkruar, përkundër prezantimit të gjendjes se vështirë të QPS-ve në secilën mundësi qe e kemi pasur, nuk e ka marrë mundin të organizoj një takim të tillë me strukturat e Lidhja e Qendrave për Punë Sociale Kosovë”, thuhet në reagim të kësaj qendre.

Tutje, në reagim thuhet se ministrja e Drejtësisë zonja Albulena Haxhiu, ku parashihet që një pjesë e DPSF-së të kaloj në kompetencë të kësaj Ministrie deklarohet se pas ri-organizmit të DPSF-së do ta themeloj një grup punues për një analize të detajuar e cila do të shërbejë për konceptimin dhe zhvillimin e reformës në fushën e mbrojtjes sociale.

Lidhja e Qendrave për Punë Sociale Kosovë e konsideron se një analizë e tillë do të duhet të bëhej para se te merret një vendim i tillë për ndarjen e DPSF-së dhe kalimin e përgjegjësive për shërbime sociale në Ministrinë e Drejtësisë e jo pas realizimit të aktit pra ndarjes.

“Ne (Lidhja e Qendrave për Punë Sociale Kosovë) kërkojmë nga dy Ministritë e linjës, që ta vlerësojnë mirë edhe njëherë  gjendjen në fushën e mirëqenies sociale, të mos marrin veprime të pa analizuara mirë dhe të ngutshme të cilat do të ndikojnë në progresin e arritur me vite.

Lidhja e Qendrave për Punë Sociale Kosovë palë e rëndësishme e interesit kërkon nga Ministritë përkatëse, që të ftojnë të gjitha palët e interesit përfshirë këtu Lidhjen e QPS-ve, organizatat e shoqërisë civile, botën akademike, organizatat ndërkombëtare të fokusuara në fushën e mbrojtjes sociale që të ulen sa me parë dhe ta analizojnë dhe rivlerësojnë dhe të nxjerrin rekomandime të vlefshme për këtë ri- organizmin dhe reformë të filluar”.

Lidhja e Qendrave për Punë Sociale Kosovë është e hapur të bashkëpunoj dhe të ofroj të gjithë ekspertizën e saj në këtë proces.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?