Murati: Kryeministri aktual do të vazhdojë të prodhojë drama derisa të heq dorë nga poltikat populliste

Murati: Kryeministri aktual do të vazhdojë të prodhojë drama derisa të heq dorë nga poltikat populliste

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “do të vazhdojë të prodhojë drama derisa të heq dorë nga populizmi”. Reagimi i Muratit vjen pasi kanë dështuar bisedimet në Bruksel, ku nuk pati marrëveshje për targat. Murati e ka përsëritur se dialogu duhet të bazohet edhe mbi kërkesat […]

Reagimi i Muratit vjen pasi kanë dështuar bisedimet në Bruksel, ku nuk pati marrëveshje për targat.

Murati e ka përsëritur se dialogu duhet të bazohet edhe mbi kërkesat për Kosovën Lindore.

“E vetmja qasje e drejtë është bisedime politike, me reciprocitetin në qendër: çfarëdo që ofrohet dhe kërkohet për veriun e vendit, të ofrohet dhe kërkohet për Kosovën Lindore”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se “politika jonë, qeveritë, kryeministrat, e mbi të gjitha ky i tanishmi, do të vazhdojnë të prodhojnë drama të tilla politike në veriun e vendit, tensione të panevojshme me partnerët ndërkombëtarë, konflikte me njëri-tjetrin deri sa të heqin dorë nga politikat populiste, që votën dhe zgjedhjet e ardhshme i kanë cak”.

“ Ata do të shpikin përherë kauza, të tipit të këtyre të targave, që në pamje të parë duken parimore, e të cilat qytetarët nga mjegulla e madhe që u shitet e kanë vështirë t’i identifikojnë si politika populiste. Nëse do të kishin heq dorë nga politikat e tilla, do ta kuptonin (e jam i bindur se e dinë, çka e bënë përgjegjësinë e tyre edhe më të madhe) se problemet e veriut të vendit nuk janë ato të vendosjes së sundimit të ligjit, as të sigurisë, as të targave, por janë probleme të thella politike. Të parat janë produkte të drejtpërdrejta të kontekstit kompleks politik në veri, si pjesë e pazgjidhur e raporteve me Serbinë”.

“Andaj me guxim e vizion politik do të duhej synohej zgjidhja e problemit të veriut. Por si e kemi thënë sa e sa herë si Lëvizje për Bashkim, nuk ka zgjidhje të veriut, e as ikje nga asociacioni duke shpikur kauza dhe konflikte të panevojshme me partnerët ndërkombëtarë. E vetmja qasje e drejtë është bisedime politike, me reciprocitetin në qendër: çfarëdo që ofrohet dhe kërkohet për veriun e vendit, të ofrohet dhe kërkohet për Kosovën Lindore. E ky reciprocitet, duhet të përfundojë në zgjidhjen e vetme të drejtë të konfliktit në mes të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht konfliktit shqiptaro-serb – ripërcaktimit të kufijve”, ka shkruar Murati në Facebook, të hënën. /Periksopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?