Mungesa e oksigjenit në prokurori e redukton edhe stafin

Mungesa e oksigjenit në prokurori e redukton edhe stafin

Ka tri javë që Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk ka pranuar asnjë kallëzim penal dhe shkresa, sa i përket rasteve në procedurë të rregullt. Arsyeja është se po punohet me staf të reduktuar dhe po trajtohen vetëm rastet urgjente, si shkak i mungesës së ajrit të mjaftueshëm brenda këtyre hapësirave. Zyrtarja për informim e këtij […]

Ka tri javë që Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk ka pranuar asnjë kallëzim penal dhe shkresa, sa i përket rasteve në procedurë të rregullt.

Arsyeja është se po punohet me staf të reduktuar dhe po trajtohen vetëm rastet urgjente, si shkak i mungesës së ajrit të mjaftueshëm brenda këtyre hapësirave.

Zyrtarja për informim e këtij institucioni të drejtësisë, Laureta Ulaj, tregoi se objekti është konstruktuar i atillë që dritaret të mos hapen, por që ajrosja të mundësohet përmes sistemit të ventilimit, sistem ky që nuk po funksionon siç duhet.

Si shkak i kësaj, stafi muaj më parë dhe tani është ballafaquar me probleme të theksuara shëndetësore, të fundit në muajin tetor janë administratorja dhe kryeprokurori i këtij institucioni që pësuan edhe sulm. Po ashtu, edhe një zyrtareje tjetër iu thirr autoambulanca gjashtë herë brenda këtij viti.

E, derisa në prokurori është reduktuar puna, kështu nuk po ndodh edhe në gjykatë që po ashtu është në Pallatin e Drejtësisë dhe po punohet me kapacitete të plota, ani pse telashet i kanë të njëjta si në prokurori.

Objekti i këtyre institucioneve të drejtësisë menaxhohet nga MPB-ja. Sipas prokurorisë, tek gjatë këtij viti është nënshkruar një kontratë me një operator ekonomik për hapjen e dritareve, veçse një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?