Ministrja në detyrë e Shëndetësisë nuk e kishte deklaruar biznesin e bashkëshortit

Ministrja në detyrë e Shëndetësisë nuk e kishte deklaruar biznesin e bashkëshortit

Pas dorëheqjes së Rifat Latifit, pozitën e kreut të Shëndetësisë në Kosovë e ka zënë Dafina Gexha-Bunjaku. Paraprakisht, ajo ishte emëruar nga kryeministri, Albin Kurti si zëvendësministre e shëndetësisë më 7 Prill 2021, shkruan Periskopi. Si zyrtare e lartë publike, Gexha-Bunjaku ka qenë e obliguar që të bëjë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit […]

Si zyrtare e lartë publike, Gexha-Bunjaku ka qenë e obliguar që të bëjë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit -AKK. Dy herë e ka bërë këtë. Njëherë në vitin e kaluar, e njëherë në këtë vit.

Por, ministrja në detyrë, siç ka parë Periskopi nuk e kishte deklaruar një biznes të bashkëshortit të saj, Fatban Bunjaku, i cili njëherësh është edhe zyrtar për Logjistikë dhe Informatikë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Bëhet fjalë për biznesin “Info Hermes SH.P.K”, i cili e ka pasur për aktivitet telekomunikimit kabllor. Por biznesi, tash figuron si i shuar. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës -ARBK, kjo kompani është shuar më datë 19/08/2022. Në deklarimin e pasurisë që Gexha-Bunjaku e ka bërë në AKK më datë 16.03. 2023 nuk figuron kompania në fjalë. Nuk figuroni as në deklarimin e vitit të kaluar.

Në formular është paraqitur vetëm biznesi “Pebasys” LLC, në pronësi të bashkëshortit të saj.

Edhe nëse “Info Hermes SH.P.K”, ka qenë jo-aktiv, zonja Bunjaku ka qenë e detyruar që ta paraqes atë në deklarimin të pasurisë.

Bazuar në të dhënat aktuale të Administratës Tatimore të Kosovës -ATK, biznesi jo vetëm që nuk është jo-aktiv apo i shuar, por figuron si tatimpagues aktiv. Kjo mund të vërtetohet në ueb-faqen e ATK-së, tek të dhënat “Kërko tatimpaguesin”. Aty vetëm duhet të shkruhet nr-fiskal i këtij biznesi dhe figuron si tatimpagues.

Në ueb-faqen e ARBK-së janë publike të dhënat se si duhet të shuhet një biznes. Në këtë institucione bëhet edhe regjistrimi, apo shuarja e një biznesi.

Dokumentet që janë të nevojshme për shuarje të biznesit individual ose ortakërisë së përgjithshme, pos shumë letrave, në ARBK duhet të dërgohet edhe Vërtetimi nga Administrata Tatimore e Kosovës për shuarje të biznesit.

Në këtë biznes, bashkëpronarë më bashkëshortin ka qenë edhe vetë u.d e Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?