Miftaraj: Shqiptarët munden me eksperimentu me gjithçka, por jo me besimin e ShBA-ve

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) ka komentuar situatën aktuale në vend, ku shumë zyrtarë të lartë të shtetit iu anuluan vizitat e tyre në ShBA, madje nga shteti mik u ripërsërit edhe njëherë zhgënjimi me Qeverinë Kurti shkruan Periskopi. Miftaraj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook […]
Miftaraj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se nuk duhet të bëhet ekseperimente me besimin dhe partneritenin e ShBA-ve.
Ky koment i tij vie pasi këshilltari i presidentit Biden, Derek Chollet, u shpreh i zhgënjyer edhe njëherëme Qeverinë Kurti rreth vendimit për targat.
Postimi i plotë i Ehat Miftarajt :
Shqiptarët munden me gjithçka me ba eksperimente, ama kurrë jo me raportet, partneritetin dhe besimin me ShBA!
Vet ekzistenca e shteteve shqiptare në Ballkan është e lidhur drejtëpërdrejtë me vlerat dhe parimet që i mbron dhe provomon ShBA.
Nuk guxojmë ta prejmë degën që po na mban!
Lideri merr vendime që janë në interes të shtetit, e jo çka mendon turma!












