Meshkujt braktisin shkollimin e nivelit Bachelor në Kosovë, po e studiojnë vetëm femrat

Meshkujt braktisin shkollimin e nivelit Bachelor në Kosovë, po e studiojnë vetëm femrat

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon, për herë të parë, raportin statistikor mbi Statistikat e Arsimit të Lartë në Kosovë, sipas fushave të studimit për vitin akademik 2021/2022, shkruan Periskopi. Publikimi i të dhënave për numrin e studentëve të regjistruar, sipas fushave të studimit, është një e dhënë e rëndësishme për të bërë një krahasueshmëri […]

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon, për herë të parë, raportin statistikor mbi Statistikat e Arsimit të Lartë në Kosovë, sipas fushave të studimit për vitin akademik 2021/2022, shkruan Periskopi.

Publikimi i të dhënave për numrin e studentëve të regjistruar, sipas fushave të studimit, është një e dhënë e rëndësishme për të bërë një krahasueshmëri rreth fushave të studimit, për të cilat po përcaktohen studentët në studimet e tyre Bachelor dhe Master.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri më i madh i studentëve të regjistruar, për herë të parë, në arsimin e lartë në nivelin Bachelor është shënuar në fushat: Biznes, Administratë dhe Ligj me gjithsej 5 184 studentë, ose shprehur në përqindje, 28.1% e numrit të përgjithshëm të studentëve.

Ndërkaq, sa i përket numrit të përgjithshëm të studentëve, të cilët ndjekin arsimin e lartë në nivelin Bachelor, vërehet diferencë e madhe gjinore në fushën e Arsimit, ku nga 4 352 studentë, 92.6% janë femra dhe 7.4% janë meshkuj.

Kurse, nga numri i përgjithshëm i studentëve të regjistruar për herë të parë në nivelin Master, 1 849 studentë janë regjistruar në fushat: Biznes, Administratë dhe Ligj, ose shprehur në përqindje, 37.2% e numrit të përgjithshëm. Ndërsa, vërehet numër i vogël i studentëve të regjistruar në fushat: Bujqësi, Pylltari, Peshkim dhe Veterinari, me gjithsej 90 studentë, ose 1.8% e numrit të përgjithshëm.

Po ashtu, edhe krahasuar me numrin e përgjithshëm të studentëve, të cilët ndjekin arsimin e lartë në nivelin Master, dominon numri i studentëve, të cilët ndjekin studimet në fushat: Biznes, Administratë dhe Ligj, me gjithsej 5 149 studentë, ose 43.4% e numrit të përgjithshëm. /Periksopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?