Mesazhi franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë: Pajtimi ynë, model edhe për Ballkanin

Mesazhi franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë: Pajtimi ynë, model edhe për Ballkanin

Miqësia franko-gjermane tregon se pajtimi është i mundur edhe mes ish-armiqve historikë  dhe mund të shërbejë edhe si model për pajtimin në Ballkan. Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët të Ambasadës së Gjermanisë dhe asaj të Francës në Kosovë, të cilat më 11 nëntor, në Prishtinë, do të organizojë ditën e përkujtimit të armëpushimit […]

Miqësia franko-gjermane tregon se pajtimi është i mundur edhe mes ish-armiqve historikë  dhe mund të shërbejë edhe si model për pajtimin në Ballkan. Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët të Ambasadës së Gjermanisë dhe asaj të Francës në Kosovë, të cilat më 11 nëntor, në Prishtinë, do të organizojë ditën e përkujtimit të armëpushimit ndërmjet tyre, e cila i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Sipas tyre miqësia e tanishme franko-gjermane “gjithashtu dëshmon për vuajtjet e të gjithë popujve të përballur me mizoritë e luftës”.

Në fakt, 11 nëntori është dita kur çdo vit përkujtohet armëpushimi ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, i cili i dha fund Luftës së Parë Botërore në vitin 1918. Njëherësh në këtë datë nderohen edhe të gjithë ata që ranë për Francën dhe Gjermaninë në konfliktet e kaluara dhe ato aktuale.

E një ceremoni ushtarake në vendin e ushtarëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor, do të mbahet më 11 nëntor në orën 11:00, në hapësirën e varrezave të krishterëve në Arbëri.

Pikërisht Gjermania dhe Franca kanë paraqitur së fundmi një plan për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Detajet e këtij plani nuk janë bërë ende publike për opinionin, edhe pse palët në dialog tash e disa muaj janë duke e shqyrtuar atë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?